LAJMI I FUNDIT:

Thaçi falënderon Joe Bidenin për evitimin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Thaçi falënderon Joe Bidenin për evitimin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Presidenti Thaçi ka falënderuar zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.


“Ju faleminderit që keni dërguar te të gjitha palët porositë që duhet të evitohen sjelljet që nxisin tensione”, është shprehur në këtë telefonatë presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi ka shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori