Telegrafi

Teuta Arifi zyrtarisht merr Tetovën

“Menjëherë do të fillojmë t’i realizojmë vizionet tona për Tetovën të prezantuara gjatë fushatës parazgjedhore. Na pret një punë e mundimshme për të cilën kërkojmë mbështetje nga qytetarët”, tha Arifi.

Komuna, ka theksuar ajo, do të jetë e hapur dhe transparente ndërsa Tetova do të bëhet një qytet i vërtetë urban.

Gjatë pranim – dorëzimit të mandatit nuk ka marrë pjesë kryetari i deritanishëm i Tetovës, Sadi Bexhetit. /Telegrafi/