LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, vjedhje si në filma

Tetovë, vjedhje si në filma

Në një shtëpi në Tetovë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, ku plaçkitës me maska kanë arritur që të shkaktojnë dëm të madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në shtëpinë e R.I (69) janë futur katër persona të maskuar të cilët janë hetuar nga pronari i shtëpisë. Hajnat e kanë sulmuar pronarin dhe bashkëshorten e tij, më pastaj i kanë lidhur.

Hajnat kanë vazhduar të kërkojnë gjënsende me vlerë dhe kanë arritur që t’i lidhin edhe djalin M.I dhe nusen e djalit, R.I, bashkë me fëmijët.

Ata kanë arritur që të marrin stoli të ndryshme ari, orë dore për meshkuj dhe femra, 10 mijë euro, telefona celuoar. Plaçkitësit në fund ua kanë marrë edhe veturën xhip ”Range Rover”.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet në mbi 9 milionë denarë, ose mbi 145 mijë euro. SPB e Tetovës ka ndërmarrë masa për të gjetur keqbërësit./Telegrafi/