LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, harrohet rruga për në banjë

Tetovë, harrohet rruga për në banjë

Rruga për në Banjat e Tetovës vazhdon të jetë e lënë pas dore, edhe pas shumë ankesave të banorëve që lëvizin në këtë rrugë dy javë më parë, shkruan gazeta KOHA.

Kjo rrugë çdo herë pas të reshurave të shiut shkakton erozionin e dheut dhe rruga bllokohet pjesërisht. Ajo që është më problematike në këtë pjesë të Tetovës, janë edhe gurët e mëdhenj që kohë pas kohe rrëshqasin po në këtë rrugë. Kjo edhe ka bërë që banorët të ndjehen në rrezik. Dy javë më parë nga Shtabi i Emergjencës në Komunën e Tetovës njoftuan se me përmirësimin e kushteve klimatike do të fillohet me punë për sanimin e dheut, por deri më tash ende nuk është punuar pothuajse asgjë. Banorët dhe qytetarët që qarkullojnë në këtë rrugë, më vështirë e kanë në mëngjes kur vijnë në qytet për të kryer punët e tyre të përditshme dhe atëherë hasin në gurë në mes të rrugës që kanë rënë gjatë natës. Ata thonë se çdo herë kalojnë me frikë këtë pjesë të rrugës ngase mund të ketë edhe pasoja për jetën e tyre.

“Jemi gjithnjë në rrezik kur qarkullojmë në këtë rrugë, sidomos gjatë kësaj kohe kur ka reshje. Po ashtu kjo pjesë as që është asfaltuar dhe as që është vendosur ndonjë mburojë që të mos lejojë gurët të bien në rrugë. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, nuk ka pësuar asnjë qytetarë apo fëmijë, por nëse nuk merren masa, atëherë mund që ndodh edhe më e keqja”, tha Osmani, një banorë në këtë pjesë të Tetovës.

Rrëfim në vete është se edhe fëmijët që shkojnë në shkollë të mesme janë në rrezik permanent. “Ka edhe fëmijë të vegjël që shkojnë në shkollë në mëngjes dhe çdo herë kanë frikë se mos shkaktohet rrëshqitja dheut. Para dy jave kishim problem të njëjtë dhe fëmijët nuk shkuan në shkollë, kurse tash sërish kemi frikë më shumë se me shkrirjen e borës do të ketë edhe më shumë erozione të dheut në rrugën tonë”, tha ai.

Ndonëse vetëm një pjesë e vogël është rregulluar, pjesa tjetër e kësaj rruge është lënë në mëshirë të fatit dhe pa u rregulluar. E njëjta tashmë është shumë e rrezikshme për qarkullim. Edhe pse për momentin qarkullimi në këtë rrugë zhvillohet në kushte shumë të vështira, megjithatë kërkesa e banorëve është që në këtë pjesë të Tetovës të bëhet një investim më i madh dhe njëherë e përgjithmonë të mos ketë rrezik për shembjen e dheut.

Nga Komuna e Tetovës thonë se edhe kjo rrugë pritet që të rregullohet menjëherë pasi të përmirësohen kushtet klimatike. “Urgjentisht do të merren masa për këtë rrugë, por nuk është bërë ndonjë investim më i madh, ngase erozioni i dheut sërish do të dëmtonte dhe kjo ka ndodhur edhe para dy vitesh kur sapo u rregullua rruga, e njëjta u dëmtua nga vërshimet”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Banorët që jetojnë në këtë lagje shprehen se gjithnjë është rrezik për kalimtarët, kurse disa punë që janë filluar nuk janë përfunduar dhe kanë ngelur përgjysmë Po ashtu në këtë pjesë që është përgjatë rrjedhës së Lumit Shkumbin për në Banjat e Tetovës, akoma nuk ka filluar rikonstruimi i digave që në këtë pjesë janë dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2015. Më herët Banjat e Tetovës janë shfrytëzuar edhe për rekreacion, ndërsa tashmë dy vite shumë pak qytetarë drejtohen në këtë pjesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori