LAJMI I FUNDIT:

Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujësjellësit

Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujësjellësit

Dyqind litra shtesë ujë në sekondë do të sigurohen me sistemin e ri të ujësjellësit në Tetovë që duhet të përfundohet deri në fund të vitit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot do ta vizitojë lokalitetin ku do të kryhen aktivitetet ndërtimore nga faza e dytë për ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në Tetovë.

Deri tani janë realizuar 80 % nga punët e kryera të projektit. Sistemi përfshin 8,5 km përçues nga vendi i mbledhjes ­ “Leshnicë” deri te vendi i mbledhjes ­ “Lumi i Ftohtë”.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruara nga Qeveria e RM­-së prej të cilave deri më tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë, që është rreth 60 % nga vlera e përgjithshme e projektit, njofton Portalb.

“Afati për realizim të projektit është 14 muaj dhe pritet përfundimi i saj në dhjetor të vitit 2015. Me realizimin e këtij projekti do të sigurohen 200 litra shtesë në sekondë me ç’ka do të zgjidhet ky problem i madh me të cilin ballafaqohet popullsia në Tetovë”, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori