LAJMI I FUNDIT:

Tetë fustane të vjeshtës, të cilat mund t’i vishni me çizme të shkurtra

Tetë fustane të vjeshtës, të cilat mund t’i vishni me çizme të shkurtra

Qoftë të dilni nga shtëpia në mëngjes, të shkoni në koncert muzikor apo të bëheni gati për të shëtitur në mbrëmje në qytet, ky kombinim lë gjithmonë përshtypje të mirë

Meqenëse këtë sezon na kanë arritur modele të ndryshme çizmesh, si edhe silueta interesante fustanesh, të gjatësive të ndryshme, kemi vendosur të veçojmë modelet më të mira + propozimin për çizmet të cilat mund t’i mbathni me to.

Do të jeni dakord se pamjen më të mirë e bën kombinimi i fustanit me çizme atraktive gjysmë të thella (deri te kyçi i këmbës). Kurse Elle ju paraqet idetë më të mira se si të veshni këtë trend, transmeton Telegrafi.

Fustani xhemper + çizme piton

Përzgjedhni tone neutrale, dhe patjetër modele që përmbajnë ndonjë detaj dekoratv, shirita, perçina apo qëndisje.

Fustani asimetrik maksi me print + çizme të zeza me majë dhe lëkurë antilope deri në nyellin e këmbës

Me këtë fustan do të ishte më së miri të veshni çizme të thjeshta kamoshi gjysmë të thella të zeza.

Fustan sateni maksi + çizme të shkurtra plishi me taka 

Fustani prej sateni me model të thjeshtë, me shirita të hollë në supe do të duket shkëlqyer me çizme të shkurta prej pelushi.

Fustani-duks komod + çizme të shkurtra plishi

Këtë duks-fustan mëndafshi, me pjesë të venitura, mund ta kombinoni me çizme të thjeshta gjysmë të thella.

Fustani me tekstura të ndryshme + çizme të shkurtra nga lëkura e lëmuar

Ky fustan, në shikim të parë na përkujton modelin e bërë nga dy pjesë: fustan valëzues (i hollë) me lule dhe këmishë pambuku me mëngë të gjata.

Fustani i zi me modelin A + çizme të ngushta të shkurtra

Fustani i modelit A, këtë sezon po na vjen i pasuruar me dekorime interesante, siç është qëndisja që e rrethon dekoltenë. Me këtë kombinoni çizme të ngushta gjysmë të thella, të cilat duken si çorapa në këmbë.

Fustani maksi nga kashmiri + çizme të shkurtra lëkurë antilope me tokëz dhe resa

Ky model trendi duket bukur me çizme që kanë shirita dhe karficë dekoruese.

Fustani me lule + çizme lëkurë antilope me taka

Me këtë fustan, vishni çizme kamoshi njëngjyrëshe me takë të pazakontë.

/Telegrafi/