LAJMI I FUNDIT:

Testi i maturës sërish u shpërnda në Facebook (Foto)

Testi i maturës sërish u shpërnda në Facebook (Foto)

Ndonëse Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë, nxënësit në disa qytete të Kosovës sërish kanë arritur ta fotografojnë dhe shpërndajnë në rrjetet sociale testin e maturës, edhe përkundër asaj që i gjithë procesi u monitorua nga rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

KosovaPress ka qenë gjatë gjithë procesit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, ku përveç disa ndryshimeve që është dashur të bëhen me testet, ku janë gabuar drejtimet, nuk është shënuar ndonjë parregullsi tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i komisionerëve në këtë shkollë, Xhemjal Kika.

“Mund të them se çdo gjë është në rregull, nuk kam vërejtje shumë pak të vogla rreth ndonjë testi aty këtu që është ndryshuar për shembull drejtimet është gabuar edhe ato i kam përmirësuar, janë kryer, njëherë për njëherë kanë kohë edhe gjysmë ore deri tani çdo gjë ka qenë në rregull, nuk kanë pasur kurrfarë vërejte, as nga arsimtaret, as nga nxënësit, as nga dikush tjetër”, tha ai.

Ndërkaq, nxënësit Blerton Martinaj nga shkolla “Don Bosko”, i cili iu nënshkrua provimit tha se testi ishte mesatarisht i lehtë dhe nuk kanë pasur mundësi për kopjim apo bashkëpunim.

“Unë në test kalova shumë mirë. Besoj që kam arritur me bë diçka…  Testi ka qenë mesatarisht, nuk ka qenë as i lehtë, as i vështirë“, tha ai.

Për dallim nga Blertoni, nxënësja e të njëjtës shkollë, Era Muriqi tha se testi ishte pak i vështirë, mirëpo prapë se prapë pret ta kalojë.

“Mirë edhe pse ke pak i vështirë, por mirë prapë”, tha ajo.

Nxënësi Violent Hajdini nga shkolla “American School of Kosova”, tha se testi ishte shumë i lehtë, pret ta kalojë dhe nuk kanë pasur mundësi të kopjojnë.

“Mirë, testi nuk ke shumë i vështirë, shumë ke i lehtë …jo nuk kemi mund”, tha ai.

Në shkollën fillore ”Naim Frashëri”, në Prishtinë provimit i janë nënshtuar nxënësit e shkollave private, “Don Bosko”, “American School of Kosova” dhe “Mileniumi i Tretë“.

Pjesës së dytë të Provimit të Maturës iu nënshtruan rreth 25 mijë maturant në 201 qendra në gjithë Kosovën.

Kjo është pjesa e dytë e testit, në të cilën nxënësit i nënshtrohen kryesisht pyetjeve nga lëndët profesionale, ndërkaq rezultatet e testit pritet të publikohen më datën 30 qershor 2017./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori