LAJMI I FUNDIT:

Testet e inteligjencës janë të padobishme

Testet e inteligjencës janë të padobishme

Hulumtimi më i ri, që ka të bëjë me inteligjencën, që njëherësh është edhe hulumtimi më i gjerë i bërë ndonjëherë, ka treguar se testet e inteligjencës në fakt janë - të padobishme.

Në hulumtim kishin marrë pjesë disa mijëra njerëz, ku secili prej tyre ishte dashur t’i zgjidhë 12 teste që kërkonin planifikim, arsyetim, kujtesë dhe vëmendje. Njëri nga aspektet të cilin ekspertët e kishin hulumtuar ishte edhe prejardhja e të anketuarit, prandaj kishin ardhur në përfundim se inteligjenca varet nga tre faktorë: kujtesa e një afati të shkurtë kohor, arsyetimi dhe shkathtësitë verbale. Por, nëse dikush ka rezultate të mira në njërin prej tyre nuk do të thotë se do të ketë edhe në dy të tjerët.

Ekspertët nga universiteti kanadez në Ontario kanë hulumtuar disa pjesë të caktuara të trurit, se si reagonin ato gjatë zgjedhjes së testeve. Hulumtimi ka treguar se testet tradicionale të inteligjencës ishin ‘tepër të thjeshta’.


Dr. Adrian Owen thotë se testet e inteligjencës janë të pakuptimta, sepse nëse nuk arrini rezultatin e duhur, kjo nuk do të thotë asgjë për inteligjencën tuaj të përgjithshme.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori