0Shares

Cili është reagimi juaj kur ju kritikojnë? Zbulojeni me anë të testit.

1. Për të kënaqur veten, shkoni në një lokal. Kamerieri ua kthen kusurin.
A. Mërmërisni “paratë e mia”
B. Bërtisni “paratë e mia!”
C. Mendoni “duhet të jem ngatërruar”

2. Vakt familjar. Përfitojnë të rregullojnë ndonjë hesap pak a shumë ngacmues:
A. I gëlltisni lotët
B. Largoheni duke hedhur karrigen
C. Përgjigjeni flakë për flakë

3. Në përgjithësi, visheni:
A. Me ngjyra të hirta
B. Sipas kritereve të modës
C. Varet nga humori juaj

4. Në një dyqan “Kjo veshje ju vjen shumë për shtat!” pohon shitësja. Në të vërtetë, ju dukeni si një thes me patate:
A. E blini veshjen, duke u bërë menjëherë pishman
B. Mendoni që shitësja as që e çan kokën për ju
C. Largoheni duke mos i fshehur pakënaqësinë tuaj

5. Jua hodhën edhe një herë:
A. I ankoheni të afërmve
B. Akuzoni veten që bini gjithmonë në kurth
C. Shkreptini nga inati.

6. Politika është tema. Shpirtrat ndizen:
A. Nuk merrni pjesë në bisedë
B. Përpiqeni të qetësoni debatin
C. Jepni mendimi tuaj me zjarr

7. Kolegia juaj e re ju bën vërejtje pas vërejtjesh: rrëmujë në zyrë, telefonata, erë cigaresh…
A. E injoroni
B. Filloni të lexoni lajmërimet për punë
C. I tregoni prerë vendin e saj

8. Një mik ju kthen librin tuaj të preferuar, krejtësisht të shkatërruar. Reagimi juaj:
A. Hidhërim
B. Zhgënjim
C. Tërbim

9. Do të dëshironit të ishit:
A. E mirëpritur
B. E kërkuar
C. E famshme

10. Nëse do të ishit lule, do të ishit:
A. Një lulëkuqe
B. Një zambak uji
C. Një trëndafil

11. Heroina e cilit film do të dëshironit të ishit?
A. Intim
B. Fantastiko-shkencor
C. Me luftë

12. Cila është cilësia juaj parësore?
A. Durimi
B. Përshtatshmëria
C. Gjallëria

13. Dilni nga biblioteka dhe dera anti-vjedhje gjëmon kur ju kaloni:
A. Gati ju bie të fikët
B. Jeni e shqetësuar, por nuk e bëni qimen tra
C. E tronditur, kapeni me bibliotekaren që nuk i ka ç’magnetizuar mirë librat tuaj.

14. I dashuri juaj mbyllet me celular në banjë. Ju mendoni:
A. Nuk dëshiron të më mërzisë me bisedat e punës
B. Ka kohë 5 minuta për të më thënë se kush ishte
C. Ka një lidhje tjetër, jeta ime mori fund!

15. Dita e parë në plazh me kostumin e ri të banjës. Dëgjoni që zgërdhihen kur kaloni ju:
A. Hidhni rënë mbi personat që tallen
B. Zhyteni në peshqirin tuaj dhe nuk ngriheni më që aty
C. Bëni një vërejtje të mirë

26294-criticism-1200.1200w.tn

VLERËSIMI

Më shumë A

Kritika ju prek
Jeni për pajtimin, paqen pas grindjeve, miqësive pa përplasje, punën e kryer me gëzim. Nuk ju pëlqen
t’ju nxitojnë dhe mërzitjet e vogla rrëshqasin nga ju pa ju prekur. Qetësia juaj e qeshur dhe ndjenja e humorit ju shërbejnë si parmakë. Vuani kur ju plagosin në ndjeshmërinë tuaj, por, tepër sekrete, nuk tregoni gjithandej.

Megjithatë, durimi juaj nuk është pa kufi. Nëse jua bëjnë për borxh, ju nxirrni kthetrat njëlloj si “Catwoman”. Ose nuk tregoni aspak interes, shkruan Femra moderne. A nuk meritojnë këto shpirtvogëlsi vetëm përbuzje?

Kritika ju xhindos
E ndjeshme, emotive, ju humbisni gjakftohtësinë me vërejtjen më të vogël. Nuk vuani kur ndjeni se ju gjykojnë, sepse jeni shumë e prekshme ndaj dështimeve. I vini miqtë, ashtu si edhe dashuritë tuaja, në provë, për t’u siguruar për besnikërinë dhe ndershmërinë e tyre. Duke qenë se ju hipin xhindet shpejt, nuk lini të kalojë gjë. Papritur, shpesh, jeni e para që sulmoni. Kështu që ju trajtojnë si “agresive”, gjë që i shtohet acarimit tuaj.

Kjo lloj ndjeshmërie rezulton si një mungesë besimi në vetvete. Ky është burim për shumë mosmarrëveshje, sepse në përgjithësi, njerëzit tregohen më shumë të ngathët, sesa dashakeqë. A e dini? Jeta është më e ëmbël, nëse nuk e konsiderojmë tokën në tërësi një armik potencial.

Kritika ju plagos
Nën një pamje të ndrojtur, modeste, ju fshihni një emotivitet shumë të ndjeshëm, nuk flisni lehtë, nuk ndiheni shumë mirë në shoqëri dhe kritika më e vogël ju bllokon. Një vërejtje të vogël e ndieni si një padrejtësi. Me më të voglën pengesë, ndiheni e sulmuar, e zhvlerësuar, e hedhur në tapet.

Për të mbrojtur hiperndjeshmërinë, miqtë tuaj përzgjidhen me kujdes të madh. Nuk ndërmerrni asnjë rrezik profesional. Dhe, përsa i përket fushës së zemrës, aty mbizotëron ftohtësia. Ju rrethoni sa më shumë që është e mundur ashpërsitë e jetës. Kjo palëvizshmëri ju mbron vetëm në sipërfaqe. /Telegrafi/

elite-daily-Guille-Faingold-friends

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)