LAJMI I FUNDIT:

Tesla tërheq 53.000 automjete për shkak të frenit të dorës

Tesla tërheq 53.000 automjete për shkak të frenit të dorës

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla do të tërheqë 53.000 makina të modeleve S dhe X, në mënyrë që të mënjanojë problemin me frenin e dorës, ndonëse nuk është lajmëruar asnjë aksident për shkak të defektit.

Prodhuesi i veturave elektrike ka bërë të ditur se këtë problem e kanë rreth dy për qind nga 53.000 automobila të prodhuar në periudhën shkurt-tetor të vitit të kaluar, por se do tërheqë të gjitha automjetet.


“Ne do të reagojmë dhe do të zëvendësojmë këto pjesë, në mënyrë që të sigurojmë që probleme të ngjashme të mos përsëriten”, thuhet në komunikatën e kompanisë Tesla.