LAJMI I FUNDIT:

Terry dëshiron marrëveshje të re për Lampard

Terry dëshiron marrëveshje të re për Lampard

Kapiteni i Chelseat, John Terryn, i është bashkuar debatit rreth të ardhmes së Frank Lampard duke zbuluar se skuadra dëshiron mesfushori të mbetet në Stamford Bridge.

Lampard, 34-vjeçar, ka kontratë me Blutë deri në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga klubi gjatë verës. Megjithatë Terry ende ka shpresa që shoku i tij ta vazhdojë karrierën te klubi londinez.

“Frank ka edhe shumë për të dhënë dhe ai ka qenë inspirim për secilin në klub. Ai ka shumë vite para tij dhe ne të gjithë shpresojmë se ai do t’i kalojë ato këtu te Chelsea. Ne të gjithë shpresojmë ai të mbetet këtu, por nëse jo ai sigurisht ka shumë vite para tij”.


“Unë as nuk jam duke e ushqyer idenë që ai të luajë për ndonjë klub tjetër”, ka thënë Terry. /Telegrafi/