LAJMI I FUNDIT:

Tërnava uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Tërnava uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava përmes një konference për media iu është drejtuar besimtarëve mysliman të Kosovës me mesazh urimi me fillimin e muajit të Ramazanit.

Myftiu Tërnava me këtë rast ka folur për të mirat dhe dobitë që sjell muaji i Ramazanit.


“Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen”, tha myftiu i Kosovës.

“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin besimtarët shtojnë ibadetet, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjar e më të devotshëm. E pikërisht këto janë fadiletet, të mirat, dobitë dhe synimet e agjërimit të këtij muaji”, tha Tërnava.

Muaji i Ramazanit fillon të shtunën (27 maj) dhe sipas kalendarit janë 29 ditë agjërim.

Dita e Fitër Bajramit është më 25 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori