Sipas një raporti të Bankës Botërore të lëshuar në vitin 2010, nga djegia e qymyrit në Termocentralin “Kosova A”, janë regjistruar 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, rreth 23 mijë raste të reja të sëmundjeve respiratorë dhe rreth 12 mijë vizita emergjente. Këto shifra alarmante të dëmtimit të shëndetit të popullatës kanë shtyrë Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID, të lansoj sot fushatën mediale, e cila ka të bëjë me vetëdijesimin e popullatës mbi ndotjet e ambientit që shkaktohen nga djegia e qymyrit.
Nezir Sinani nga KOSID, ka thënë se në shtator të vitit të kaluar Banka Botërore kishte lëshuar një studim mbi ndotjen e mjedisit në Kosovë, ku fokus i veçantë i jepej ndikimit të ndotjes në shëndetin e njeriut.
Këto të dhëna sipas Sinanit, janë alarmante për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë aspekt ai tha se shoqëria civile e ka analizuar një studim të tillë dhe ka kërkuar edhe përgjigje shtesë nga institucionet relevante, se pse edhe me këtë dëm që po i bëhet popullatës po insistojnë në ndërtimin e një termocentrali të ri. “Raporti në fakt ka vlerësuar se në vitin 2010 si pasoi e ndotjes së ajrit nga djegia e qymyrit si pasoi janë regjistruar 835 vdekje të parakohshme, ka pas 310 raste të reja të bronkitit kronik, 22 mijë e 900 raste të reja të sëmundjeve respiratorë ndër fëmijë. 11 mijë e 600 vizita emergjente nëpër spitalet e vendit dhe krejt kjo qytetarëve të Kosovës i ka kushtuar më shumë se 100 milionë euro shpenzime, vetëm brenda një viti për t’u shëruar nga ndikimet e ndotjes së ajrit në shëndetin e tyre”, ka thënë Sinani.
Për t’i dëshmuar këto të dhëna Shoqata re Pulmologëve të Kosovës, ka bërë një studim të detajuar, duke krahasuar regjionin e Prishtinës me atë të Prizrenit, mbi incidencën e sëmundjes së kancerit të mushkërive.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë së QKUK-së, Gazmend Zhuri ka thënë se gjatë këtij studimi kanë vënë në pah se prevalenca e sëmundjes së kancerit të mushkërive në regjionin e Prishtinës është dyfish më e madhe krahasuar me atë të Prizrenit. “Kemi krahasuar të dhënat mbi kancerin e mushkërive, sëmundje e cila është jashtëzakonisht me incidencë të lartë në regjionin e Prishtinës posaçërisht. Ky studim është bërë nga viti 2006 deri në vitin 2010 dhe kemi konstatuar se në regjionin e Prishtinës që përfshinë, Prishtinën, Obiliqin, Podujevën dhe fshatrat për rreth, ekziston një numër më i madh i pacientëve të cilët kanë sëmundjen e kancerit të mushkërive. Diku dyfish është numri më i madh se në regjionin e Prizrenin”, ka thënë ai.
Fushata mediale, e cila do të transmetohet në televizionet nacionale, është punuar me përkrahjen nga Asociacioni Amerikan i Pulmologëve, Asociacioni Kosovar i Pulmologëve, Sierra Club, European Climate Foundation dhe Forumi për Iniciativa Qytetare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel