LAJMI I FUNDIT:

Tërmetet në Maqedoni, 500 kërkesa për dëmshpërblim

Tërmetet në Maqedoni, 500 kërkesa për dëmshpërblim
Foto arkivë

Tërmetet kanë shqetësuar qytetarët e Maqedonisë në muajin e fundit. Në këtë muaj ka pasur gjithësejt mbi 1000 tërmete, shumica e tyre kanë qenë me epiqendër në rrethinën e Ohrit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoni ka pasur 500 kërkesa për dëmshpërblim. Nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare apo paralajmërim për të dhënë dëmshpërblimin ndaj qytetarëve që kanë pasur dëmtime materiale nëpër shtëpitë e tyre apo objektet afariste.


Përndryshe, Ohri ka qenë epiqendra e tërmeteve ku tërmeti më i fuqishëm ka arritur deri në 5.5 shkallë të Rihterit. Ndërsa, tërmeti më i dobët ka qenë 1.2 shkallë të Rihterit. /Telegrafi/