LAJMI I FUNDIT:

Teoria konspirative e numrit 22: Në këtë datë kanë ndodhur shumë sulme terroriste (Foto)

Teoria konspirative e numrit 22: Në këtë datë kanë ndodhur shumë sulme terroriste (Foto)

Një numër i madh i teoricienëve dhe ekspertëve të numrave, besojnë se kanë zbuluar një teori të frikshme që terroristët e përdorin kur planifikojnë sulmet e tyre të përgjakshme, shkruan Mirror.

Teoria rrëqethëse është zbuluar vetëm një ditë pas sulmit të kamikazit Salman Abedi në “Manchester Arena” në koncertin e këngëtares Ariana Grande, ku përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë organizata terroriste Shteti Islamik, transmeton Telegrafi.

Tani shumë njerëz kanë filluar të parashikojnë, nëse është për t’i besuar këtij parashikimi ogurzi, se sulmi tjetër terrorist mund të ndodh pas disa javëve, më saktë më 22 korrik.

Arsyeja e frikës për shkak të kësaj date, është se pikërisht këta numra janë shfaqur në sulmet e mëparshme terroriste.

Sulmi terrorist në Westminster të Londrës kishte ndodhur më 22 mars të këtij viti, sulmi në Mynih më 22 korrik 2016, sulmi në Bruksel më 22 mars 2016, vrasja e Lee Rugby më 22 maj 2013 si dhe sulmi në Norvegji që kishte ndodhur më 22 korrik ku Andres Breivik masakroi dhjetëra civilë.

Kjo teori tingëllon e reale për përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e kanë shpërndarë në masë të madhe dhe e kanë komentuar.

Megjithatë, ekziston edhe një grup tjetër që kundërshtojnë këtë teori që ata e cilësojnë si një teori të pastër të konspiracionit, për faktin se sulmi terrorist në plazhin e Tunizisë kishte ndodhur më 26 qershor të vitit 2015 si dhe ia i Parisit më 13 nëntor 2015.

Dhe derisa nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me numrin 22 me sulmet terroriste, nuk duhet të frikësohemi se mund të ndodh diçka e keqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori