0Shares

Forcat e rendit në Afrikën e Jugut, i kanë gjetur katër gomarë të lidhur për një Mercedes, që kishte ngecur në shtratin e tharë të një lumi.

Nuk dihet kush i ka detyruar kafshët të tërhiqnin modelin C220, ndërsa po bëhen hetime për të zbuluar prej nga ka ardhur, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që makinat e vjedhura transportohen nga gomarët, meqë edhe më parë ashtu është bartur një Land Rover.

Gomarët mbesin të dyshuarit kryesorë për vjedhje, pasi hajnat e vërtetë nuk janë gjetur. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)