LAJMI I FUNDIT:

Tentuan ta arrestonin, xhihadisti i ISIS-it, bashkë me ta hedh edhe veten në ajër (Video,+18)

Tentuan ta arrestonin, xhihadisti i ISIS-it, bashkë me ta hedh edhe veten në ajër (Video,+18)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një xhihadist i ISIS-it shpërtheu së bashku me tre oficerë të policisë irakiane, pasi ata do ta arrestonin atë në Mosul.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë se si policia po afrohej drejt një ekstremisti në jug të qytetit të shkatërruar nga lufta Mosul, në Irakun verior.


Por, para se të arrinin tek ai, fanatiku shpërtheu një rrip vetëvrasës, forcë kjo e shpërthimit që bëri që tre policët të “fluturonin në ajër”.

Disa sekonda më vonë mund të dëgjohen të shtëna me armë zjarri, meqë forcat irakiane tentuan të siguronin zonën.

Mendohet se incidenti ndodhi pasi një grup prej rreth 10 sulmuesish, përfshirë katër sulmues vetëvrasës, kishin depërtuar tek një bazë helikopteri të Policisë Federale në Al-Areej.

Forcat irakiane kanë marrë pjesën më të madhe të Mosulit nga militantët. Ushtria tani kontrollon rrethet lindore dhe po bën përparime në perëndim. /Telegrafi/