LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të bëjë selfie me ariun, për pak sa nuk e pësoi keq (Video)

Tentoi të bëjë selfie me ariun, për pak sa nuk e pësoi keq (Video)

Një ari i zi e ka tmerruar nga frika një turist, i cili po tentonte t’i jepte ushqim derisa ishte brenda veturës dhe të bënte një selfie me të.

Ariu i vogël u ngrit në këmbë dhe duke tentuar t’ia rrëmbej ushqimin për pak sa nuk ia lëndon krahun, veprim ky që detyroi turistin të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Ariu i uritur nuk kishte ushqim të mjaftueshëm në parkun nacional të Pekinit, dhe kështu kishte vendosur që t’ia rrëmbej një turisti.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ariu i vërsulet burrit brenda veturës së bardhë, por ai reagoi shpejt duke e shtyrë dhe u larguar nga parku. /Telegrafi/