LAJMI I FUNDIT:

Temple Run 2 vjen në iPhone dhe iPad

Temple Run 2 vjen në iPhone dhe iPad

Zhvilluesit e lojës së famshme Temple Run kanë lëshuar një njoftim sot, përmes të cilit kanë thënë se pjesa e dytë e lojës – Temple Run 2 do të jetë në dispozicion për iPhone dhe iPad.

Versioni i ri i lojës fillimisht do të lëshohet për përdoruesit në SHBA, dhe më pas do të vijë edhe në tregun evropian, për përdoruesit e iOS së pari. Gjatë ditës, Temple Run 2 është lëshuar edhe në Zelandën e Re.

Ende nuk dihet data e përafërt e arritjes së lojës së famshme edhe për përdoruesit e platformës së Google, Android. / Telegrafi /