LAJMI I FUNDIT:

Temperatura më e ultë është shënuar më 1963 në Gjilan, e më e larta më 1965 në Prizren (Video)

Temperatura më e ultë është shënuar më 1963 në Gjilan, e më e larta më 1965 në Prizren (Video)

Në emisionin “Komiteti” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – meteorologu Sylë Tahirsylaj, ka folur për temperaturat ekstreme të shënuara në territorin e Kosovës.

Tahirsylaj ka treguar se temperatura më e ulët në Kosovë është shënuar më 25 janar të vitit 1963 në qytetin e Gjilanit, të cilat kanë shkuar deri në -32,5 gradë celsius.


Ai ka shtuar se temperatura më e lartë në vendin tonë është shënuar në vitin 1965 në Prizren, temperaturë kjo që kanë arritur deri në 39.0 gradë celsius.

Tahirsylaj ka thënë se temperatura e ulët e ditëve të fundit do të ngritën ditëve në vijim, dhe se këtë vit temperatura më nuk do të jetë më e ulët se -15 gradë.