LAJMI I FUNDIT:

Telshet e maces për ta kapur lodrën (Video)

Telshet e maces për ta kapur lodrën (Video)

Frida Simonsson nga Gothenburg i Suedisë, ka treguar se si macja saj Ruto provonte të kapte lodrën poshtë derës, e cila ishte e hapur.

Në vend se të hynte dhe ta merrte, ajo zgjaste putrat dhe nuk ia dilte, transmeton Telegrafi.

“Njihen si krijesa të zgjuara, pse Ruto është kaq e pamend. Nuk është hera parë që vepron si e trullosur”, ka shkruar Simonsson lidhur me rastin.

Ngjarja e shkurtër që ka ndodhur në ambientet shtëpiake, është pëlqyer shumë duke u shpërndarë disa herë në rrjetin social. /Telegrafi/