LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi jua sjell lajmet e fundit në Messenger

Telegrafi jua sjell lajmet e fundit në Messenger

Në Messenger përpos shoqërisë tuaj, tani mund të bisedoni edhe me Telegrafin.

Kemi zhvilluar robotin e automatizuar për Facebook, i cili ju ndihmon të gjeni lajme për temat tuaja të preferuara, lajmet më të lexuara, lajmet e fundit dhe mundësi tjera të shumta të cilat do të prezantohen pas disa ditësh.


Çfarë e bën të veçantë këtë robot është aftësia për të kuptuar kërkesat tuaja dhe t’ju kthejë rezultatin e duhur.

Për të kontaktuar me robotin krejt çka ju duhet është të hyni në faqen zyrtare të Telegrafit në Facebook dhe të shtypni butonin ‘Dërgo mesazh’ ose duke shtypur këtë link: http://m.me/telegraficom

Tani, për herë të parë, ju mund të lexoni lajmet që ju dëshironi direkt në Messenger.

Për të kërkuar lajm duhet të shtypni butonin ‘Kërko lajm’ dhe shkruani fjalën që ju dëshironi të gjeni artikuj rreth asaj teme.

Shikoni më poshtë videon demonstruese dhe ju ftojmë të përdorni Robotin tonë të shoqërueshëm.

Telegrafi,
Shoku yt i ngushtë