LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i Samsung me ekranin që palohet – në pjesën e dytë të vitit!

Telefoni i Samsung me ekranin që palohet – në pjesën e dytë të vitit!

Javën e kaluar, një spekulim që qarkullonte në internet sugjeroi se telefoni i palueshëm i Samsung do të lansohet dikur në periudhën e tremujorit të tretë apo të katërt të 2017.

Tani, një raport i ri që vjen në formën e postimit në Weibo konfirmom lansimin e pajisjes së parë të kompanisë me ekran të palueshëm në gjysmën e dytë të vitit.


Të ashtuquajturit Galaxy X1 dhe X1 Plus janë parë së fundmi në rrjedhën e Weibo. Pajisjet thuhet se do të kenë modelet serike SM-X9000 dhe SM-X9050.

Nën emrin kodik ‘Project Valley’, telefoni i palueshëm nga Samsung thuhet se do të vijë me ekran të rezolucioneve 4K.

Pajisja poashtu pritet të përfshijë format biometrike të gishtërinjëve, fytyrës dhe pëllëmbës së dorës.