LAJMI I FUNDIT:

Telefoni mobil që besohet së është më i vjetri deri më tash, i ka mbijetuar dy luftërave (Foto)

Telefoni mobil që besohet së është më i vjetri deri më tash, i ka mbijetuar dy luftërave (Foto)

Dave Mitchel nga Yorkshire e Britanisë së Madhe, e ka blerë gjatë vitit 2000 një Nokia 3310, i cili është ende në gjendje të shkëlqyer edhe pas 17 vitesh.

Burri 49-vjeçar që e ka pasur me vete këtë telefon gjatë shërbimit ushtarak në Irak dhe Afganistan, thotë se është i pa dëmtueshëm dhe i nevojitet mbushje vetëm një herë në dhjetë ditë, transmeton Telegrafi.

Nokia e blerë gjatë vitit 2000 është ende në gjendje të mirë

Madje, kjo pajisje ka përfunduar në makinën për larjen e rrobave, është shtypur, ka rënë në salcën kyri, për të shpëtuar e padëmtuar.

Në kohën kur njerëzit nuk mund të qëndrojnë pa ‘selfie’ dhe aplikacione të ndryshme, ish-ushtari është i kënaqur me këtë telefon dhe se do të mërzitej po që se detyrohet ta përdorë një pajisje moderne.

Pronari nuk e ndërron këtë telefon me asnjë pajisje të zgjuar

“E bleva sepse duhej të largohesha dhe më nevojitej të kontaktoja familjarët, që atëherë nuk kam blerë telefon tjetër. Gjithkah e kam pasur me vete, por edhe është larë në makinë, e kam rrëzuar dhe përplasur disa herë”, ka thënë Mitchel.

“Kam shërbyer si ushtar në Lindjen e Mesme dhe e kam mbajtur në xhep në secilën ekspeditë. Është i punuar nga kriptoni, thjeshtë nuk shkatërrohet”.

Mitchel gjatë shërbimit ushtarak në Lindjen e Mesme

Ushtaraku që tani punon në administratë, thotë se ka aparat fotografik kur dëshiron të bëjë fotografi, ndërsa nuk e heqë këtë Nokia derisa të dëmtohet në tërësi. /Telegrafi/