0Shares

Bateritë e telefonave që mbushen për pesë minuta mund të jenë të gatshme vitin e ardhshëm, bën të ditur një kompani që po punon në zhvillimin e tyre.

FlashBattery është e dizajnuar të mbush telefonin tuaj në kapacitet të plotë të baterisë, rreth qindra herë më shpejtë se telefonat e zakonshëm.

Firma izraelite pas kësaj teknologjie për herë të parë e ka prezantuar atë në 2014, dhe më pas në Consumer Electronics Show gjatë vitit 2015.

Doron Myersdorf, CEO në StoreDOt ka thënë për BBC se prodhimi masiv i kësaj teknologjie do të fillojë në 2018.

Këto bateri kanë jetëgjatësi më të shkurtë se të telefonave të tashëm, mirëpo për shkak se mund të mbushen për një kohë shumë të shkurtë, kompania beson se ky nuk është një problem.

Myersdorf ka shpjeguar se një reaksion tjetër ndodhë në bateritë e kompanisë, që përmban molekula ogranike të sintetizuara.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)