0Shares

Mediumi i madh ndërkombëtar i telekomunikimit, TelecomPaper, ka raportuar se ofruesi më i madh kosovar i këtyre shërbimeve – IPKO, e ka mbyllur gjashtë-mujorin e parë të vitit 2017 me të ardhura operative prej 34.6 milionë euro, apo 2 për qind më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Sipas TelecomPaper, për gjysmën e parë të vitit 2017, EBITDA e IPKO-së është rritur për 12 për qind, përkatësisht në 11.8 milionë euro, ndërsa EBIT e kompanisë ka shkuar në rreth 400 mijë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur në këtë komponentë kompania kishte më pak.

Investimet kapitale të kompanisë IPKO për gjashtë muajt e parë të 2017 kanë arritur në 3 milionë euro, apo 31 për qind më shumë sesa në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Në shërbimet e televizionit digjital dhe internetit numri i përdoruesve të kompanisë mbeti i njëjtë, ndërsa në telefoni mobile, sipas TelecomPaper, IPKO rriti numrin e përdoruesve për 1 për qind, respektivisht bëri 660,711 përdorues të cilët e përdorin rrjetin e saj mobil me prefiksat 049 dhe 043.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)