LAJMI I FUNDIT:

Teksa raportonte Live, gazetari i BBC prek protestuesen në gjoks – shihni reagimin e saj! (Video)

Teksa raportonte Live, gazetari i BBC prek protestuesen në gjoks  – shihni reagimin e saj! (Video)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet gazetari i BBC, Ben Brown ishte duke folur me kolegun e tij.

Por ajo çfarë bie në sy në këtë video nuk është biseda e gazetarit me kolegun e tij, përcjell Telegrafi.


Bëhet fjalë për një moment kur ai e prek një mbështetëse të Jeremy Corbyn në gjoks, pasi ajo ndërhyri në transmetimin LIVE.

Gruaja papritmas futet në mes të tyre. Por ajo shtyhet menjëherë nga gazetari, i cili me anë të dorës së tij prek gjoksin e protestueses.

Si përgjigje për këtë veprim, ajo e godet me shuplakë në shpatull dhe më pas largohet. /Telegrafi/