LAJMI I FUNDIT:

Teknikat e masazhit

Teknikat e masazhit

Për këtë nuk ka nevojë që të posedoni farë njohurish paraprake, mirëpo ndikon shumë në qarkullimin e gjakut dhe në çlodhje të ndjeshme, pikërisht atë për çka ju do të keni nevoja të theksuar në çastet që ju presin.

I këshilloj burrat dhe gratë që janë të interesuar për masazh erotik, por që nuk kanë njohuri të mjaftueshme se si do të duhej filluar. Në rast se dyshoni se partneri ose partnerja juaj mund të ndjehet keq, kur ju do t’i bënit ofertën për herë të parë për masazh erotik, filloni atëherë me masazhin e gjinjve, respektivisht masazhin e gjoksit, shkruan Andreas Lindenthal, në librin ‘Masazha e çiftit plot dashuri’, transmeton Telegrafi.

Merreni një furçë të ashpër dhe i thoni partnerit tuaj, që për fillim, të vete të bëjë një tush dhe fërkojani shpinën mirë, por vazhdoni më tej dhe bëjani siç ma bëri mua plaka finlandeze në hotel. Masazhi me furçë, sidoqoftë nuk është mjeti i përshtatshëm për masazh, por një hap i mirë në këtë drejtim, sidomos për fillestarët. Masazhi me furçën i ndërlidhur me qëndrimin për kohë të caktuar në banjë, do të mund të ishte si hyrje në masazhin erotik, si psh për pastrimin e trupit, për nxehjen e tij, por edhe për rritjen e ndjeshmërisë. Në rast se ju do të përdorni furçë paksa të butë, atëherë efektin e duhur, nëse jo edhe më të mirë, do ta arrinit me aplikimin e masazhit me furçë fare të tharë. Furça e tharë, përpos tjerash, mund të shërbejë edhe për ushtrimin e vetmasazhit.


Për aplikimin e masazhit që dëshironi, do të mjaftonte që, ju t’i zotëroni gjashtë teknika: Ngjeshja – Shtypja – Trokitja/Fërkimi – Vibrimi – Masazhi me gishta – Të lëmuarit me majat e gishtërinjve dhe thonjtë e gishtave.

NGJESHJA

Gishtërinjtë e shtrirë kapin një muskul ose një pjesë lëkure. Pastaj muskuli apo pjesa e lëkurës mbahet fort, atëherë e personin paksa lart. Vazhdoni me lëvizjen e duarve duke vazhduar të mbani muskulin, respektivisht pjesën e lëkurës lehtë me duar. Pas çdo lëvizje të gishtërinjve muskujt do të ndjehen më të prajshëm, duke ju kthyer kështu gjendjes së tyre të mëparshme. Kaloni dhe kapeni muskulin përbri dhe vazhdoni të veproni më tej ngjashëm si me muskulin paraprak derisa ta keni përpunuar tërë muskulin. Ju mund të kryeni aktin e ngjeshjes me një dorë, por edhe me të dy duart, megjithëse ngjeshja me të dy duart ka efekte shumë më të ndjeshme.

Ngjeshja, që është në fakt teknikë nga masazhi suedez, e ngre lart shtypjen e gjakut nëpër muskuj, e sforcon dhe çliron atë. Teknikën e ngjeshjes do të ishte mirë ta përdorni para së gjithash në muskujt e trashë dhe të shtangur, si psh., në shpinë, në llërë, bythë, në kofshë (para dhe mbrapa) dhe në fund në pulpa.

Mos të harrojmë: përmes masazhit erotik, parasëgjithash, do të duhej të kemi parasysh qëllimin kryesor, e ai është çlodhja dhe çlirimi i partnerit, ashtu që trupi i tij të bëhet pastaj më i ndjeshëm dhe t’i pranojë teknikat tjera plot ndjesi.

TROKITJA/TË RRAHURIT

Me siguri ju e njihni të goditurën e karatesë, të goditurën me pjesën e poshtme të shuplakës. Respektivisht dorës. Parafytyrojeni pjesën e prapme të kofshës. Partneri juaj rri i shtrirë në bark. Dhe ju, me të dy duart, veni e i bini fare prajshëm, duke lëvizur me të rrahurat centimetër për centimetër deri buzë vitheve. Me këtë rast pjesët e poshtme të duarve marrin një formë fare të ngurosur derisa duart vazhdojnë lëvizjen ritmike poshtë-lart dhe sa më shpejt aq më mirë.

Një formë tjetër e aplikimit të kësaj teknike do të ishte si vijon: mbështillni gishtat, ashtu sikur të donit t’i bënit grusht. Pastaj filloni së rrahuri muskujt me një shpejtësi të ndjeshme. Kjo teknikë do të mund të aplikohej edhe përmes goditjeve me shuplaka. Kështu do të mund të përpunohej çdo pjesë e trupit. Kjo teknikë, sidoqoftë, nuk do të mund të përdorej në banesat sociale, përndryshe të goditurat do të dëgjoheshin deri te kuzhina e fqinjit dhe posaçërisht teknika e tillë, nuk do të duhej të përdorej në rast se partneri do të protestonte, e në fillim, në të shumtën e rasteve, ata protestojnë, pastaj lëshojnë pe dhe në fund e përjetojnë kënaqshëm.

Të rrahurit, goditjet me shuplakë të dorës ka efekt të veçantë në qarkullimin dhe derdhjen e gjakut. Kah fundi mund ta godisni partnerin aq fort, sa që gishtërinjtë ruaj mund të dallohen si monogram mbi lëkurën e partnerit, respektivisht klientit. Qarkullimi i ndjeshëm i gjakut, parasëgjithash në vithe dhe në pjesën e epërme të kofshëve mund të shkaktojë ndjeshmëri të forta erotike dhe kërkesa që të vazhdohet edhe më tej me të ushtruarit e këtij lloji të masazhit.

Muskulatura e barkut është pika më e ndjeshme te shumë persona që ushtrojnë zejen e të shkruarit pranë tavolinës. Me këtë rast, ja, po ju jap një këshillë për veprim të veçantë. Partneri juaj rri shtrirë në shpinë. Ndërkohë ai duhet të ngre lart këmbët e shtrira rreth 20 deri 30 cm. Pastaj ia mbuloni barkun me farë pëlhure dhe vazhdoni ta godisni me teknikat e lartpërmendura. Por me këtë rast nuk do të duhej ta godisni partnerin, e kuptueshme, në fytyrë, pastaj në pjesët gjenitale por as edhe gjinjve të femrës.

FËRKIMI/KRUARJA

Plot ndjeshmëri, por shtypur fort, gishtërinjtë duhet të vazhdojnë të lëvizin nëpër tërë pjesën e epërme të gishtërinjve dhe më tej mbi trup. Parafytyroni në këtë rast sikur muskuli të cilin jeni duke e përpunuar të ketë farë dëmtimi dhe në të nuk ka qarkullim ujërash, respektivisht limfe dhe ju me energjinë tuaj ia ktheni gjallërinë.

Një metodë me efekte të jashtëzakonshme është i ashtuquajturi fërkim përmes thithjes. Hapni gishtërinjtë e dorës në atë masë ashtu që të arrini psh. të mbani edhe më tej pjesën e poshtme apo atë të epërme të dorës, respektivisht të kofshës së klientit, gjegjësisht partnerit, ta keni në dorën tuaj. Pastaj vazhdoni të bëni masazhe me lëvizje fare të vogla, centimetër për centimetër ashtu që gjatë kësaj lëvizje dora përherë mban dhe ushtron njëfarë ndikimi ritmik të venerueshëm.

Fërkimi, para së gjithash ky lloj fërkimi si me të thithur, bëjnë çlirimin intensiv të muskujve, për kohë fare të shkurtër ngritin tensionin e gjakut dhe kështu ndikojnë në qarkullimin enorm të gjakut, duke ndikuar në çlodhje, madje edhe të muskujve që kanë pësuar nga “stërngarkesat” në rast vrapimi.

Plot ndjesi dhe kënaqësi do të shkaktonte në pjesë të veçanta të shpinës apo këmbë të ushtruarit e kombinuar të metodës së fërkimit dhe goditjeve me dorë. Përmes një shtypje, respektivisht fërkimi të butë me gishtërinj vazhdoni më tutje dhe në çast ngrini lart dhe lëvizjani vendin e veprimit, duke ngacmuar trupin e partnerit, respektivisht klientit me pjesën e prapme të gishtërinjve. Ndërkohë ndaluni dhe vini në veprim pastaj, kësaj radhe, shuplakat e duarve.

VIBRIMI/LËVIZJET

Vibrimet janë tundjet më të stërholluara dhe të ndjeshme njëkohësisht, të cilën mund ta bëni me tërë dorën apo vetëm me majat e gishtërinjve.

Vibrimi me tërë dorën: Lëreni dorën fare të shtrirë mbi trupin e klientit, respektivisht partnerit dhe filloni të përfitoni, përmes lëvizjeve fare të vogla, shkundjes së dorës, vibrime të ndjeshme. Ju lutem, të keni kujdes, që mos të vije deri te shtangim i i dorës suaj.

Vibrimet përmes gishtërinjve: Majat e gishtërinjve të dorës së varur fare ç’lirshëm vini në veprim. Përmes lëvizjeve fare të vogla të dorës, sikur shkund ndjeshëm diçka, do të përfitoni vibrime, që mund t’i vini në shfrytëzim veçmas në llërat e përpunuara për efekte të ndjeshme.

LËVIZJA, TË ECURIT E GISHTRINJËVE

Mbani katër gishtërinjtë e njërës prej duarve tuaja disa centimetra mbi trup. Pastaj shtrijeni gishtin e vogël, shkaktoni njëfarë shtypje fare të vogël, pas së cilës do ta tërhiqni dorën diku dy deri tre cm. Në këtë çast, nëse tërhiqni gishtin e vogël nga trupi, gishti i unazës e prek paksa trupin dhe vazhdon me të njëjtat lëvizje si gishti i vogël më parë. Me radhë vije gishti i mesëm dhe fare në fund gishti tregues. Pastaj përsëri gishti i vogël dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë, duke bërë këtë lloj ecjeje të gishtave mbi trup dora juaj ka shkaktuar një lloj të veçantë të masazhit.

DIÇKA E PËRGJITHSHME

Ushtrohuni në vetvete para se të doni ta befasoni me farë masazhe partnerin tuaj. Ngjeshjen mund ta aplikoni fare mirë në pjesë të tëra të trupit tuaj, si në pjesët e epërme të krahëve, në llëra, në kofshë, pulpa, ije ose edhe në supet tuaja.

Për aplikimin e metodës së goditjeve do të ishin fare të përshtatshme pjesët e epërme të barkut dhe kofshët. Pjesët ideale për fërkim do të ishte pjesa e parme e gjoksit, ijët, këmbët deri poshtë në shputa. Fërkimin në formë thithje mund ta ushtroni fare mirë në llëra, kofshë, në pjesët e poshtme dhe të epërme të duarve.

Për ushtrimin e teknikës së vibrimit të gjitha pjesët e trupit janë të përshtatshme dhe parasëgjithash pjesët ku muskujt kanë pësuar shtangim. Riviera për marrshim të gishtërinjve si dhe të lëmuarit me majat e gishtërinjve dhe me thonjtë e gishtërinjve janë pjesët më erogjene.

STRATEGJIA E MASAZHIT

Masazhi erotik nuk do të duhej të bëjë vetëm atmosferë të mirë, por ashtu si edhe një pjesë e mirë teatrale, duhet të mëtoj edhe pikën kulminante. Vetëm farë njeriu primitiv apo farë sadisti do të fillonte me masazh erotik dhe pastaj viktimën e tij tashmë të nxehur për më shumë erotik dhe seks do ta mësynte mënjanë, duke e flakur në lakminë e saj dhe duke vazhduar të ndjejë vet kënaqësinë e masazhit. Masazhi erotik do të duhej të përfundonte, si të thuash, me ngjizjen, bashkimin e të dy trupave në një.

Të shumtën e rasteve në fund të një masazhi të mirë erotik – një masazhi të tillë çfarë do ta mësoni këtu – ai i cili i nënshtrohet masazhit do të ketë nxitje emocionale erotike të atilla sa për frenimin e tyre do të kishte nevojë për ndjenjat e vetëpërmbajtjes së një asketi, nëse do të donte t’ju revanshohet ndjenjave që zgjon masazhi erotik. Në rast se që të dy partnerët kanë mësuar se si bëhet masazhi, atëherë ata, herë ai e herë ajo, do të ushtrojnë masazh të plotë.

Parafytyroni se ju jeni ai/ajo që keni bërë skenarin e masazhit të plotë dhe me plotë shije. Jeni i përgatitur plotësisht dhe tashti partneri juaj shtrihet në shpinë para syve tuaj.

Ju i ofroni atij mundësinë e çlodhjes, mundësisht duke shmangur çdo gjë negative, më së miri duke mënjanuar çfarëdo paramendimi në gjëra negative dhe duke marr frymë qetë e ç’lirshëm. Me paramendim flisni pak. Me që ju ende nuk e njihni partnerin tuaj sa e si duhet, para se të filloni masazhin e parë pyeteni atë si e ndjen këtë apo atë lëvizje, a ka farë pike në trup ku ndjen më shumë dhimbje, në don ai ngjeshje më të fortë apo më të prajshme.

I thuani se ai do të duhej t’ju tregonte në çdo çast për çfarëdo pakënaqësie apo dhimbje që mund t’i shkaktoj ngjeshja, respektivisht masazhi.

Filloni pas kësaj me një masazh të shkrirë të muskujve. Për këtë është e mjaftueshme që në fillim të kufizoheni me ngjeshje, goditje të lehta, kruarje dhe vibrime. Fillojani me këmbë. Për masazhin reflektues të këmbëve dhe akupunkturën, tashmë kemi dijeni se përmes ngacmimeve të nervave në këto pjesë të trupit përçojmë ngacmime në të gjitha organet e trupit. Nëse i çlironi këmbët, çlironi në rrugë të tërthortë tërë trupin.

Ishte ky është një fillim i mirë për masazhin tuaj erotik. Në rast se partneri juaj tërë ditën ka qëndruar në këmbë, atëherë për këtë veprim çlodhës do t’ju jetë mirënjohës në mënyrë të veçantë.

Mos harroni në asnjë çast se cilës pjesë të trupit i keni bërë masazh dhe çfarë teknike keni përdorur, në çfarëdo kohe dhe rrethane ju duhet të jeni në kontakt fizik të përhershëm me partnerin, respektivisht klientin.

Dora që është e pa angazhuar qëndron mbi trupin e tij. Mirëpo ju e prekni atë edhe me njërin gju, ndoshta edhe me njërën prej kofshëve, ose merrni dhe vëni këmbën e tij në prehrin tuaj.

Gjatë masazhit çlodhës që i bëni ju nga këmbët deri te koka, kurseni organet gjenitale dhe gjoksin, respektivisht gjinjtë. Megjithatë lëvizjet e duarve mund t’u tradhtojnë dhe ato shkojnë dhe bëjnë prekje të organeve që partnerit tuaj mund t’i sjellin kënaqësi të veçanta.

Nëse partneri juaj gjatë masazhit çlodhëse ka pësuar nxitje të natyrës seksuale, atëherë këtë akt mund ta bëni në tri mënyra:

• Nxitjen bëhuni se nuk e vëreni. Kështu veprojnë më me dëshirë ushtruesit e masazhit në sallone. Në rast se nuk e njihni ende partnerin tuaj aq mirë dhe dëshironi që’ ai mos të ballafaqohet me shfaqjet e turpit të mundshëm, atëherë mbani një faculetë të gatshme dhe në kohë të duhur hidhjani në prehër. Përndryshe terapeutët (ushtruesit e masazhit) raportojnë edhe për derdhjet (ereksionin) e klientelës parasëgjithash te ata që për herë të parë shkojnë në sallonet e masazhit.

• Duke kuptuar këtë akt si reaksion fare të natyrshëm dhe duke qeshur paksa.

• Ndërpriteni masazhin dhe filloni aktin seksual. Për këtë zgjidhje të tretë do të ishte mirë të kihet parasysh edhe ky fakt: Ju doni që përmes rrugës së shkurtër -masazhit erotik partnerin tuaj jo vetëm ta çlodhni dhe ta bëni atë më të ndjeshëm për aktin seksual. Ju në fakt masazhin doni ta trajtoni si pjesë të lojës së dashurisë dhe kohë pas kohe ta përjetoni atë si festë të dashurisë. I bëni të mundur dhe atë shpejt që partneri juaj të shuaj epshin e zjarrtë dhe kështu do ta përjetoni këtë zjarr përsëri.

Fare e parëndësishme, në jeni grua apo burrë, ne do t’ju mësojmë edhe teknikën e striptizit. Një striptizere nuk zhvishet krejtësisht menjëherë si pacientja te mjeku. Ajo mat pulsin e vëzhguesit, i cili në brendi përjeton gazin e dashurisë, e vështron dhe njëkohësisht sheston: kur do të jetë ajo më në fund fare lakuriq?!

Asgjë nuk është më e mërzitshme se sa shijimi i kënaqshëm. Masazhi erotik ka edhe kuptim shtesë: partnerin ta lini të pres për përmbushjen e kënaqësisë së tij dhe ta përmbani në këtë akt në mënyrën më burrërore të mundshme.

Gratë që kanë të bëjnë me burrat që kanë prirje për ejakulim të parakohshëm, gjithnjë e më tepër, janë të prira gjithashtu që ta erotizojnë masazhin gjithnjë e më shumë, me qëllim që t’i shmangen aktit seksual të plotë dhe atëherë në vend se të marrin farë lëvdate a komplimenti duhet t’i nënshtrohen kritikave dhe paragjykimeve negative.

Ne ishim të një mendimi: gjatë masazhit çlodhës duhet t’i kursejmë organet gjenitale dhe gjoksin, respektivisht gjinjtë. Kalimi nga masazhi çlodhës në atë erotik kalon përmes fërkimeve relativisht të ashpra dhe në fund kalojmë në masazhin përmes “marshimit” të gishtërinjve dhe lëmimit. Tek pastaj mund të filloni me prekjet e zonave erogjene të klasit të dytë dhe të parë. Artisti i mirëfilltë i masazhit nxit partnerin, respektivisht klientin deri në skajshmërinë e mundshme pa e prekur në organet gjenitale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori