LAJMI I FUNDIT:

Techstitution – teknologji për institucione dhe për të mirën publike

Techstitution – teknologji për institucione dhe për të mirën publike

Sot nuk ka shumë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë institucionet të bëhen më efikase dhe jetën e njerëzve më të lehtë. Ne besojmë se në qoftë se i bashkojmë forcat së bashku me komunitetin mundemi të ndihmojë që të sjellim përmirësime sado pak të vogla në këtë drejtim.

Ideja kryesore mbrapa projektit është që të bashkëpunojmë me institucione të vendit dhe të shohim mundësinë se si mund të ndërtojmë teknologji për të mirën e komunitetit dhe këto platforma të ekzistojnë dhe të kryejn punë të caktuara edhe pas përfundimit te këtyre punëtorive. Kjo do te ishte mënyra më e mirë dhe më e mirëseardhur për studentët fillestar që të sfidojn veten dhe të mësojn aftësi praktike në programim duke punuar në projekte reale.


Nese deshironi te beheni pjese e projektit, aplikimi eshte i hapur deri me 9 Nentor 2016 dhe ky është linku për aplikim: https://goo.gl/twtF09

Trajnimet jane falas per kandidatet e perzgjedhur per te qene pjese e zhvillimit te ketyre platformave per te miren publike. Ato do të mbahen në një periudhë prej 1 muaji dhe ne po planifikojmë të kemi 2 trajnime në javë, 8 ditë trajnimi në total. Vendndodhja e trajnimeve: Bunker, Bregu i Diellit, Prishtine.

Projekti është i financuar nga UNICEF Innovation Lab Kosovo dhe ADA, i cili po implementohet nga partnerët: Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova dhe IPKO Foundation.

Nese deshironi te mesoni me shume per projektin, me daten 3 Nentor 2016, ne ora 17:00h mbahet nje takim jo formal ne Prishtina Hackerspace ku mundeni te bashkangjiteni edhe ne ngjarjen ne Facebook.