LAJMI I FUNDIT:

TEB banka do t’i rris investimet në Kosovë

TEB banka do t’i rris investimet në Kosovë

E ardhmja e ekonomisë së Kosovës është shumë e ndritshme. Nuk është e ndritshme vetëm për shkak të rritjes së Bruto Produktit Vendor (BPV), por edhe faktorëve tjerë. Papunësia po bie, ndërsa, teknologjia, turizmi dhe bujqësia janë sektorë në të cilët Kosova duhet t’i shfrytëzoj si potencial për të investuar.  Kështu e sheh Kosovën një ndër aksionarët dhe anëtarët e bordit të bankës TEB në Kosovë, Haydar Çolakoglu.

Në një intervistë për KosovaPress, Çolakoglu, ka treguar se ka vendos që të investojë në Kosovë pavarësisht se shumë njerëz i kanë thënë se po rrezikon shumë duke investuar në vendin tonë.


Por ai kishte besim se në Kosovë, pavarësisht sfidave që kishte do t’ia dal. Çolakoglu sot nuk është zhgënjyer, por do të vazhdojë të investojë në sektorin bankar edhe në të ardhmen.

Ai madje bën ftesë për gjithë investitorët të huaj që të investojnë në Kosovë.

“Unë kam ardhur në Kosovë në janar të vitit 2007. Kur kam ardhur këtu ka pasur mungesë serioze të energjisë, Kosova nuk ishte e njohur si një vend ndërkombëtar dhe ende nuk e kishte shpallur pavarësinë e saj. Brenda kësaj atmosfere të tensionuar politike, TEB e mbështetur nga BNP Paribas Group, aplikon për licencë bankare në tremujorin e parë të vitit 2007. Shumë njerëz më thanë se çfarë po bën atje? Atje ka një rrezik serioz dhe se asgjë nuk mund të bëhet në Kosovë. Por, BNP Paribas besoi në këtë projekt, besoi në Kosovën dhe në bashkëpunim me partnerët e saj lokal në Turqi. TEB aplikoi për licencë bankare, e morri lejen bankare dhe filloi të veprojë në gjysmën e dytë të vitit 2007. Ne veprojmë këtu si TEB dhe BNP Paribas që nga viti 2007 në sektorin bankar të Kosovës dhe do të vazhdojmë të investojmë në sektorin bankar të Kosovës për shumë vite që do vijnë”, tha Çolakoglu.

Çolakoglu është i kënaqur me investimet këtu. Kosova ka punuar dhe si rezultat ka edhe rritje ekonomike.

“Ne jemi shumë të kënaqur me investimin tonë. Ne jemi të kënaqur me investimin tonë, sepse jemi të kënaqur me Kosovën. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket rritjes ekonomike. Kur kam ardhur këtu në janar të vitit 2007 ka pasur pasiguri të madhe, ka pasur një rritje të vogël ekonomikë brenda disa viteve që nga viti 2004 dhe nuk e dinim se sa do të zgjaste kjo. Kur në shohim  statistikat për  10 vite më radhë, që nga fund i vitit 2016 dhe fund i vitit 2006. Pra për një periudhë 10 vjeçare ne shohim se Kosova ka shënuar mesatarisht 3.6% të rritjes së BPV-së në vit. Kur ne shikojmë këtë periudhë 10 vjeçare dhe e bëjmë llogaritjen. Është një rritje fenomenale, është një rritje fenomenale duke pasur parasysh se në Eurozonë në një periudhë të njëjtë kohore 2006-2016, rritja ekonomike ka qenë e rrafshët, pra zero. Kosova jo vetëm që ka pasur rritje ekonomike për 3.6%, Kosova ka pasur rritje për 3% përderisa ka pasur një recesioni globale në vitin 2010, rënia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë që nga viti 1929“, tha Çolakoglu.

Kosova ka një rritje mbi mesatare të Bruto Produktit Vendor, me këtë trend të rritjes që ka vendi ynë, Çolakoglu, pret që të arrijë norma e BPV-së në 4.5 për qind.

Po ashtu, ai tha se papunësia ka rënë në masë të madhe.

Çolakoglu tregon se kosovarët që janë punësuar në bankën TEB , kanë lënë gjurmë në vendet që kanë shkuar për trajnime si në Turqi e Francë.

“Ne jemi të kënaqur jo vetëm më rritjen ekonomike por edhe me kosovarët të cilët kanë qenë jashtëzakonisht pozitiv sa i përket investimit tonë, ata kanë qenë të mrekullueshëm dhe ka qenë një kënaqësi të punojmë me ta, në me të vërtetë kemi krijuar miqësi dhe lidhje të mrekullueshme dhe vazhdojmë ta mbajmë këtë lidhje kudo në botë. Ne kemi bërë një punë të mirë jo vetëm duke edukuar bankarët tanë këtu në Kosovë por edhe duke i dërguar ata jashtë vendit si në Francë, Turqi apo vende të tjera “, tha Çolakoglu.

Ai është krenarë që Turqia dhe Franca po e përkrahin Kosovën. Janë dy shtete që ndër të parët e kanë njohur pavarësinë e Kosovë.

“TEB-i tashmë po e përfundon vitin e 10-të në Kosovë dhe si një bankë kosovare, ndihem krenar që Franca dhe Turqia po e përkrahin Kosovën. Franca ishte shteti i parë i Eurozonës i cili ka njohur Kosovën dhe shteti i tretë nga të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën. Ndërsa, Turqia ishte shteti i gjashtë me radhë i cili e njohu Kosovën. Shumë shtete të botës nuk dinin si të vepronin, por Franca dhe Turqia bën hapin e duhur, jo duke menduar për ekonominë dhe veprimet bankare, por duke menduar për vullnetin e popullit. Për këtë jam shumë krenar që jam pjesë e një banke franceze-turke në Kosovë dhe shpresoj që marrëdhëniet e mira mes Francës, Turqisë dhe Kosovës të vazhdojnë”, tha Çolakoglu.

Teknologjia, turizmi dhe bujqësia janë sektorë në të cilët Kosova duhet t’i shfrytëzojë si potencial sipas Çolakoglu për të investuar.

Ai në fund ka bërë apel për investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë .

Çolakoglu tregoi se është ambasador për Kosovën në nxitje të investimeve të huaja. Ai tha se në çdo pjesëmarrje me biznese e prezanton Kosovën si vend i mirë për investime. /KP/

Artikull i sponzorizuar