LAJMI I FUNDIT:

Të vetmuarit e kanë më ftohtë

Të vetmuarit e kanë më ftohtë

Personat e vetmuar mesatarisht kanë temperaturë më të ulët trupore në krahasim me ata që kanë gjetur shpirtin e tyre binjak.

Pos kësaj, ata janë më të ndjeshëm në ndryshimin e temperaturave, prandaj edhe kur ndryshojnë ambient, nga ngrohtë në ftohtë, do ta kenë shumë më ftohtë në krahasim me ata që janë të dashuruar dhe kanë jetë të lumtur në çift.

Por, shkencëtarët thonë se nuk ekziston ndonjë shpjegim pse të vetmuarit e kanë më ftohtë. Teoritë e evoluimit flasin se lidhja e fortë midis prindit dhe fëmijës apo partnerëve të dashuruar ndikon që njerëzit ta ndjejnë "ngrohjen psikike", e pasi truri udhëheq me trupin, një i ftohtë emocional prodhon edhe gjendjen fizike. /Telegrafi/