LAJMI I FUNDIT:

Të vërtetat dhe lajthitjet: Cilët aditivë dhe numra E duhet t’u shmangemi?

Të vërtetat dhe lajthitjet: Cilët aditivë dhe numra E duhet t’u shmangemi?

Viteve të fundit është shfaqur një lajthitje dhe moskuptim rreth përdorimit të emulgatorëve dhe aditivëve

Moskuptimi është shfaqur kur këta dy artikuj përzihen, ndërsa në të vërtetë përbëjnë substanca plotësisht të ndryshme, të cilat ushqimit i shtohen për shkaqe të ndryshme.


Për ta kuptuar se çka janë emulgatorët dhe çka janë aditivët, më parë duhet patjetër t’i kuptojmë kiminë dhe proceset të cilat zhvillohen në përpunimin e artikujve ushqimorë dhe në prodhimin e ushqimit.

Ky është njëri ndër shembujt i cili tregon plotësisht përdorimin e arsyeshëm dhe të domosdoshëm të emulgatorit. Në situatat normale, uji dhe vaji nuk mund të përzihen, sepse vaji gjithmonë pluskon në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.

Këto dy substanca mund të përzihen, madje edhe në mënyrë natyrale, sepse atëherë përftojmë substanca dhe produkte plotësisht të reja. Shembulli më i mirë për këtë është qumështi, i cili me sukses përzien, në mënyrë plotësisht natyrale, yndyrën dhe ujin në vete.

Mirëpo, kur në prodhimtarinë e ushqimit është e domosdoshme të përzihen këto dy substanca, atëherë hasim në problem, sepse është e vështirë të bëhet në mënyrë natyrale. Është e nevojshme të shtohen substanca speciale të cilat quhen emulgatorë. Pa këta emulgatorë nuk do të mund të prodhonim majonezë, madje as akullore.

Emulgatorët përftohen nga burimet natyrale, siç janë të verdhët e vezëve, soja, yndyra me prejardhje shtazore apo mund të jenë të prejardhjes sintetike apo gjysmë sintetike, përkatësisht me kombinimin e prejardhjes natyrale dhe artificiale.

Në rastet normale, emulgatorët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e ushqimit nga prishja dhe shfaqja e mykut, derisa llojet e tjera përmirësojnë vetë dukjen dhe konsistencën e ushqimit.

Pa emulgatorë nuk do të kishim mundur të kishim as majonezë, as akullore, por as bukë dhe simite, sepse shumë shpejt do të prisheshin, mykeshin dhe shkatërroheshin.

Praktikisht nuk ekziston ushqim i cili nuk është bërë me ndihmën e ndonjë emulgatori, por është e njohur përdorimi i tyre i gjerë në kozmetikë.

Edhe pse viteve të fundit është krijuar frika e vërtetë nga përdorimi i emulgatorëve, disa nga ta nuk janë as të dëmshëm as të këqij për organizmin.

Problemi shfaqet kur këto dy substanca përdoren në sasi të mëdha dhe në produkte të shumta.

Kjo ka të bëjë me ato produkte të cilat janë bërë nga përbërës natyralë dhe përdoren për prodhimin e ushqimit. Disa nga ata kanë edhe një sërë cilësish të dobishme për organizmin.

E tillë është, për shembull, lecitina.

E përftuar nga vaji i sojës apo i lulediellit, lecitina përdoret në ushqim nga viti 1930 në një sërë produktesh, nga margarina, shtojcat për sallata, salcat e deri te çokollatat dhe buka.

Shenja e tyre në prodhimtari është E322, ndërkaq ajo është përftuar nga vaji i sojës. Në situatat e tilla është e domosdoshme të lexohen deklarimet në produkte dhe të shmangen ato të cilat përmbajnë lecitinë.

Gjithashtu lind problemi edhe aty që 90% e sojës në gjithë botën është soja gjenetikisht e modifikuar, andaj edhe ekziston frika nga ajo që lecitina përdoret nga soja e modifikuar.

Në mënyrë të ngjashme është krijuar frika nga të gjitha shtesat të cilat përdoren në përpunimin e ushqimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori