LAJMI I FUNDIT:

Të uritur, të rrahur, të alivanosur e të vrarë: Kampet e përqendrimit në Serbi dhe heshtja e drejtësisë!

Të uritur, të rrahur, të alivanosur e të vrarë: Kampet e përqendrimit në Serbi dhe heshtja e drejtësisë!

Mbi njëmijë boshnjakë, në mesin e të cilëve të mitur dhe pleq, kanë kaluar nëpër kampet e përqendrimit të ndërtuara në territorin e Serbisë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në kampet Shlivovica, Mitrovo Pole dhe Mitrovica e Sremit, janë regjistruar dhjetëra raste të torturës dhe trajtimit çnjerëzor të policëve serbë mbi burrat dhe të rinjtë boshnjakë.


Të paktën pesë persona kanë përfunduar të vdekur. Ndërsa, nga të rrahurat ata nuk lëviznin me ditë

Senad Jusufbegoviq ka qenë vetëm 17 vjeç kur pas sulmit në Zhepë, në korrikun e vitit 1995 kaloi lumin Drina për t’u strehuar në Serbi. Mirëpo, përfundoi në kamp ku mbeti edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës.

Lirimi i tij u bë në shkurt të vitit 1996.

“Në kampet kalova tetë muaj dhe dhjetë ditë. Ishim nënshtruar ndaj torturave. Vazhdimisht ishim të uritur”, thotë ai.

Senadi thotë se nga rrahjet njerëzit nuk mund të lëviznin me ditë të tëra, ndërsa cek edhe kushtet jonjerëzore higjienike që kanë bërë paraqitjen e morrave dhe sëmundjeve tjera. Ai shprehet se në territorin e Serbisë ka pasur më shumë kampe, porse Shlivovica, Mitrovo Pole dhe Mitrovica e Sremit kanë qenë më në zë të keq.

Jusufbegoviqi ankohet se institucionet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës asnjëherë nuk kanë shfaqur interes të theksuar për të hetuar këto kampe që shumica, fatkeqësisht, i quan “qendra të pranimit”.

Me ndërmjetësim të UNHCR-së, në vitin 1996 është kthyer në Bosnje. Por, ende ka nevojë për ndihmë profesionale për traumat e përjetuara.

Amir Omerspahiq, pas rënies së Zhepës bie në duart e serbëve në korrik të vitit 1995. Ai është dërguar në kampin e Shlivovicës. Siç rrëfen, torturat kishin filluar menjëherë.

“Merreshim në pyetje për 24 orë rresht për krimet të cilat nuk i kishim kryer. Kishte periudha kur nuk ushqeheshim për ditë të tëra”, rikujton ai.

Emir Agiq ka qenë 17 vjeç kur është kapur bashkë me babanë e tij Eminin dhe janë dërguar në Shlivovicë. Siç tregon, menjëherë pas kapjes nga ushtria kufitare serbe, kanë filluar maltretimet. Rrugës për në kamp dy herë ishin ndaluar për pushkatim. Agiq rrëfen se nga të gjitha torturat, më së vështiri e ka patur të shohë goditjet që i janë bërë babait të tij.

Protagonist tjetër është Jasmin Meshkoviqi, i cili më 5 prill 1992 ishte kapur në Bërçko, bashkë me gruan dhe djalin e tij. Ai është dërguar në kampin në Mitrovicë të Sremit ku kishte edhe kroatë të kapur në Vukovar. Nga rrahjet e shumta, Meshkoviqi pëson goditje në tru që ia bllokon trupin.

“Në qelitë afër dëgjoja britma dhe ofshama”, thotë Meshkoviq. “Kampi në Mitrovicën e Sremit është një kamp përqendrimi të cilin nuk do të mund ta përshkruajë asnjë film. Pyes veten se me çfarë oreksi ata rrihnin dhe torturonin njerëzit, sepse nga goditjet thyheshin edhe shkopinjtë”.

Tortura ndaj boshnjakëve në kampet në Serbi nuk ka qenë subjekt i ndonjë aktakuze. Sipas hetimeve të cilat i ka kryer Fondi për të Drejtë Humanitare, tortura e përjetuar në gusht të vitit 1995 nga burrat të cilët nga Zhepa kaluan në territorin e Serbisë, nuk ka qenë lëndë e asnjë aktakuze në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Kah fundi i tetorit të vitit 2016, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, vendosi të refuzojë kërkesën e ish të burgosurve kundër Serbisë, duke marrë qëndrim se palët janë vonuar me kërkesën lidhur me shkelen e të drejtave. /AA/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori