LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një qytet në Amerikë, pesë të plagosur

Të shtëna në një qytet në Amerikë, pesë të plagosur

Në Sietell të SHBA-ve mbrëmë nga të shtënat janë plagosur pesë persona, nga të cilët dy janë në gjendje kritike.

Policia lokale vlerëson se ky incident nuk ka lidhje me protestat që u mbajtën pas zgjedhjes së Donald Trump president i Amerikës.


Siç bën të ditur ABC News personi i dyshuar për të shtënat ka ikur dhe policia është në ndjekje të tij.

Viktima janë katër meshkuj dhe një femër, të moshës ndërmjet 20 dhe 50 vjeç që janë dërguar në spital.

Zëvendës shefi i Policisë së Sietell, Robert Merner ka thënë se në bazë të informative të para ky incident nuk ka ndonjë lidhje me protestat kundër Trump.

“Me sa dimë bëhet fjalë për një konflikt personal”, ka thënë Merner.