LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vrasja në Pejë

Detaje të reja nga vrasja në Pejë

(E plotësuar)- Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë në rrugën “Besnik Lajqi”  në Pejë, është I.N.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.


Më poshtë  komunikata e plotë e Policisë:

Ju informojmë se sot me datë 24.02.2017 rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: me inicialet  I.N. m/k/sh dhe B.N. m/k/sh.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes së informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër. /Telegrafi/

————————————————————-

Një i vdekur nga të shtënat me armë në Pejë

(E plotësuar) -Nga të shtënat me armë që ndodhën para pak çastesh në qytetin e Pejës, një person ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibraj.

“Dy persona janë plagosur me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ibraj.

Ai ka shtuar se për pak minuta policia do të dalë me një komunikatë për media, për detajet shtesë rreth këtij rasti.

————————————————————————–
Të shtëna armësh në Pejë

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çastesh në qytetin e Pejës, afër stacionit hekurudhor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Rasti po sa ka ndodhur. Policia është në vend ngjarjes, kaq mund të them”, ka thënë shkurt Ibraj, duke shtuar se për detaje tjera do të njoftoheni me vonë. /Telegrafi/