LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e AAK-së protestojnë para ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt

Të rinjtë e AAK-së protestojnë para ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt

Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe pastaj lirimi i tij me kusht nga autoritet franceze, vazhdon të mbetet temë e nxehtë në Kosovë.

Qytetarë, organizatat të veteranëve, shoqëria civile e edhe disa nga sbujketet politike po vazhdojnë të protestojnë kundër sjelljes së shtetit francez ndaj Haradinajt.


Sot anëtarë të ARK-së kanë protestuar para ambasadës franceze në Prishtinë.

Ata i dorëzuan ambasadës franceze në shenjë simbolike librin e autorit nga Irlanda, Michael O’Reilly, libër i cili flet për dy proceset gjyqësore nëpër të cilat ka kaluar .Ramush Haradinaj dhe ku në të dyja rastet u shpall i pafajshëm.

“Mbajtja ende në Francë është vendim i papranueshëm dhe çdo ditë pa Ramush Haradinaj në Kosovë, paraqet vonesë në zhvillimet e vendit tonë!”, thuhet në njoftim./Telegrafi/