LAJMI I FUNDIT:

Të qenit religjiozë, është njëjtë sikur të jeni të droguar

Të qenit religjiozë, është njëjtë sikur të jeni të droguar
-->

Aktiviteti i trurit gjatë eksperiencave religjioze duket se është i njëjtë me atë gjatë kumarit, seksit, dashurisë dhe dëgjimit të muzikës.

Një studim i fundit, i publikuar në revistën “Social Neuroscience, i cili ka monitoruar aktivitetin e trurit të njerëzve të devotshëm gjatë videove religjioze dhe leximit të thënieve religjioze, ka shfaqur aktivitet në zonat qendrore të trurit, transmeton Telegrafi.

Michael Ferguson, autori i këtij studimi, thotë:

Kur pjesëmarrësit e studimit tonë ishin instruktuar të mendojnë rreth një ‘shpëtimtari’,  se janë duke qëndruar me familjet e tyre në përjetësi apo të mendojnë për shpërblimet e tyre të parajsës, turinjtë dhe trupat e tyre kishin reaguar fizikisht”.

Skanimet kishin treguar aktivitet në nucelus accumbens – zonë e cila shpeshherë ndërlidhet me shpërblimin dhe kënaqësinë, e që ka të bëjë me varësinë ndaj diçkaje.

Aktivitet është shfaqur edhe në lëvoren e mesit parafrontale – zonë e trurit e cila është kritike për gjykimin dhe arsyetimin moral.

Dr. Jeff Anderson, bashkautor i këtij studimi, thotë se eksperienca religjioze është ndoshta pjesa më me ndikim rreth asaj se si njerëzit i marrin vendimet të cilat na prekin të gjithë ne – qoftë për mirë apo për të keq.

Është tejet e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ndodh në tru që po kontribuon në marrjen e vendimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori