LAJMI I FUNDIT:

Të premtën performuan në Tomorrowland, sonte në Hangover – gjithçka gati për spektaklin e madh (Video)

Të premtën performuan në Tomorrowland, sonte në Hangover – gjithçka gati për spektaklin e madh (Video)

Janë bërë të gjitha përgatitjet për një nga mbrëmjet më spektakolare të kësaj vere në vendin tonë.

Një nga klubet e natës më të mëdha në vend, Hangover, do të presë dy DJ me renome botërore të shtunën mbrëma.


Janë Sunnery James dhe Ryan Marciano që pas turneut në mbarë Evropën dhe performancës në ajkën e festivaleve para mijëra adhuruesve në Tomorroëland, sonte zbarkojnë në vendin tonë.

Privilegjin e performancës nga yjet e muzikës elektronike e sjellë Hangover club në serinë e netëve me artistë ndërkombëgtarë, “Hangover Night”.

Për Telegrafin, pronari i Hangover club, Valdrin Rizvanolli, tregon se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për atë që pritet të jetë një nga mbrëmjet më spektakolare për jetën e natës në Kosovë këtë verë.

“Hangover night tashmë është bërë traditë. E nisëm verën e kaluar, po e vazhdojmë këtë vit me dimensione botërore, me dy artistë të cilët dje performuan në Tomorrowland, në festivalin më të madh në botë. Ky fakt flet vet për nivelin e artistëve që do të performojnë, e të cilët Gjakovën nuk do ta dallojnë nga Ibiza e Miami nga se këta artistë performojnë në rivierat më luksoze turistike dhe festivalet më të mëdha”.

“Pra, kjo ngjarje është e madhe për mbarë vendin dhe tashmë interesimi është shumë i madh. Ne duam që të gjithë të shijojnë këtë eksperiencë dhe kemi vendosur që sonte me çmim modest në krahasim me rivierat botërore, të mundësojmë të gjithë që deri ora 23:00 me 10 euro të kenë mundësi të shijojnë këtë mbrëmje, e pas orës 23:00 hyrja do të jetë 15 euro. Biletat janë ende në shitje dhe ftoj të gjithë që të nxitojnë nga se interesimi vazhdon të jetë i madh. Tradita e këtyre netëve do të vazhdojë, natyrisht me dimensione edhe më të mëdha për mbarë vendin tonë”, potencoi Rizvanolli për Telegrafin.

Mbrëmë në Hangover performuan ThreeDots me në krye Florin duke shfaqur një shou të jashtëzakonshëm, teksa seria e performancave vazhdon sonte me yjet ndërkombëtarë të muzikës elektronike.

Hangover gjendet në Gjakovë në zonën industriale te “ish-Modeli”, teksa Telegrafi Events ka përkrahur këtë ngjarje duke mundësuar 30 bileta falas për këtë spektakël. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori