LAJMI I FUNDIT:

Të premten bllokohet rruga në afërsi të Manastirit të Deçanit

Të premten bllokohet rruga në afërsi të Manastirit të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se të premten më 28 prill 2017, nga ora 11:00-12:00, në mënyrë paqësore do të bllokojë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, të cilat, siç thuhet, po tentojnë që dhunshëm t’i njohin pronësinë ndaj pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.

Po ashtu, bllokimi i rrugës vjen edhe si kundërshtim ndaj jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës së Sllobodan Millosheviqit të viteve 1989-1999, thuhet në njoftim.


Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha palët për maturi dhe përmbajte dhe rikonfirmon se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik, andaj fton për reflektim nga gjitha institucionet e Kosovës.

“Aktiviteti ynë është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë se Republikës se Kosovës në Deçan me shkresën Nr.54/17 të datës 25 prill 2017”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori