LAJMI I FUNDIT:

Të përmbledhura! Këto janë pesë trendet kryesore për këtë vit

Të përmbledhura! Këto janë pesë trendet kryesore për këtë vit

Kemi shkruar kaq shumë për tendencat e fundit të modës, sidomos të stinës së vjeshtës. Veshje që rikthehen pas shumë vitesh, copa të reja e modele nga më të ndryshmet kanë qenë ato që kanë dominuar në botën e modës.

Sidomos pas Javës së Modës, tendencat që u vendosën për këtë vit ishin më të qarta.

Në një kërkim, dyqani online i modës Lyst ka zbuluar se cilat kanë qenë veshjet më të kërkuara nga femrat, e cilat janë shitur më shumë. Në këtë studim janë përfshirë 12.00 dyqane online dhe rezultati ka treguar se street style, por edhe tendencat e preferuara të femrave të showbiz-it kanë qenë ato më të preferuarat që kanë ndikuar në blerjet. Pesë trendet kryesore janë:

Çanta Pierce, J.W. Anderson

Ngjyra rozë

Copa kadife

Loafers me thembër jashtë

Xhinset me xhufka

Cilën tëndencë do provosh?