LAJMI I FUNDIT:

Të nxehtit afrikan do të na shoqëroj deri në fundjavë

Të nxehtit afrikan do të na shoqëroj deri në fundjavë

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare për këtë periudhë, me minimale nga 12C deri në 16C, e maksimale nga 27C deri në 31C.

Të dielen në orët e pasdites, vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu.


Në ditët në vijim mbi rajonin tonë pritet të shtrihen fusha më stabile të presionit të lartë me masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, nga dita e mërkurë do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell e në fundjavë edhe me vransira të pjesëshme.

Sipas Prishtina Weather, do të fryejë erë e lehtë nga veriu 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.