Përgjatë jetës gjithmonë duhet të gjykojmë të tjerët, t’i vlerësojmë, të vendosim nëse mund t’u besojmë atyre. Por, a ka ndonjë kriter që mund ta ndjekim?
Ndjekim këshillat e mëposhtme:
Mos i besoni verbërisht përshtypjes së parë
E para është përshtypja që krijojmë. Herën e parë që takojmë dikë, ende nuk e kemi një ide të saktë për të. Regjistrojmë në mendje të gjitha mesazhet verbale dhe joverbale si të jetë një film i regjistruar. Dhe nëse personi që kemi përballë nuk di asgjë rreth nesh, sigurisht që nuk di sesi ta fshehë sjelljen e tij.
Në këtë mënyrë kemi mundësi të perceptojmë diçka nga sjellja e tij. Sigurisht, përshtypja e parë mund të jetë e gabuar. Ka njerëz që janë stërvitur për t’u paraqitur gjithmonë në mënyrë sa më të këndshme dhe fshehin brenda vetes një shpirt të egër.
Informohuni për personin që keni në krah
Për këtë arsye vlen që të informohemi. Ky është kriteri i dytë për të mos e gjykuar dikë negativisht. Para së gjithash bisedoni gjatë me të, duke i bërë pyetje spontane, duke e dëgjuar me vëmendje ndërkohë që bashkëbisedon me ju. Por mbi të gjitha duke studiuar të kaluarën, duke analizuar gjithçka thotë për njerëzit me të cilët ka marrëdhënie të ngushtë. Është sjellë në mënyrë të ndershme, të sinqertë, apo ka gënjyer dhe mashtruar?
Mos kini frikë se mund të jeni i bezdisshëm. Është më se e drejtë të krijoni një ide objektive se kush është personi që keni përballë. Nëse është sjellë mirë, mund të zbuloni cilësi të jashtëzakonshme, të cilat nuk i keni menduar ndonjëherë se mund t’i ketë, shkruan revista Psikologji. Por, nëse është një njeri i keq, është mirë ta merrni vesh sa më shpejt të jetë e mundur.
Pyesni veten për situata të ngjashme
Në fund është edhe një kriter i tretë. Kur t’ju duhet të merrni një vendim të vështirë, pyesni veten: “Si do të ishte sjellë personi që sapo kam njohur po të ishte në vendin tim?”. Ndoshta mund t’ju lindin dyshime. Do të kuptoni se ka shumë gjëra që ju ndajnë. Por gjithashtu mund të zbuloni se është shumë më tepër bujar sesa ju, por edhe më sipërfaqësor e cinik.
Nëse në fund duhet të zgjidhni një menaxher apo një bashkëpunëtor të ngushtë, pyesni sërish veten: “Çfarë do të bënte ky person nëse do të ishte shumë më tepër i pushtetshëm?”. Në fund do të kuptoni se disa njerëz servilë mund të bëhen hakmarrës, inatçorë dhe deri edhe në mizorë. Thonë se pushteti korrupton. Provoni të imagjinoni që personat, të cilët ju rrethojnë kanë pushtet dhe e ushtrojnë pushtetin e tyre tek ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë
Fustanet për zyrë
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi