LAJMI I FUNDIT:

Të mendosh seriozisht për Luginën e Preshevës!

Data e 16 janarit do të duhej të jetë datë e zakonshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por ja që Ivica Daçiq e bëri shumë të turbullt. Tani shqiptarët duhet ta presin në ankth, sikur shqiptarët e Republikës së Kosovës që e prisnin ndonjë datë fatkeqe para 1999. Do të donim që16 janari për Luginën e Preshevës të ngjasonte me datën e 12 qershorit të Republikës së Kosovës.

Situata politike, jo vetëm në Luginë të Preshevës, të rikthen në kohë, gjatë angazhimit ushtarak dhe politik serb kundërshqiptar në Republikën e Kosovës në vitet e ‘80-ta dhe ‘90-ta.


Atëkohë, kur kinse në Kosovë ishin të rrezikuar serbët, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, e vizitoi Fushë-Kosovën, dhe pikërisht aty, në sallën ku mbahej takimi, dëgjoheshin thirrjet "po na rrahin", "po na rrahin"… Pas kësaj Millosheviqi shumë i qetë del para turmës dhe merr rolin e heroit duke thënë fjalët "Askush nuk guxon t’ju rrahë"; "As një fije floku nuk guxojnë t’jua prekin"…
Dhe, në të vërtetë ashtu doli: askush nuk i preku, deri në vitin 1998.

Si mund të ishin aso kohe serbët e Kosovës të rrezikuar, kur ata jetonin në një sistem që vet e patën ngritur dhe e përkrahën pikërisht këtë politikë dhe këtë lider, që me vonë do t’ia shohin sherrin?!

Dhe sot, kur ekzistojnë fakte konkrete për gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare në territorin e Republikës së Kosovës, është po ajo qeveri serbe që tani vetëm sa ka ndryshuar metodologjinë gjenocidale: po vepron njëjtë edhe me shqiptarët etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është pikërisht ajo lojë e dhunës dhe e dëbimit, ndoshta edhe më e avancuar, por më e heshtur nga mediat e shumta që vazhdon të dëbojë të rinj, të dëbojë familje të tëra nga ky territor shqiptar!

Shqiptarët e kësaj ane shkollohen, deri në nivel universitar. Dhe kur vije çështja e punësimit… nuk ka! Kështu, shkalla e papunësisë së shqiptarëve ka arritur mbi 70 për qind. Ky është dëbim i planifikuar.

Në Medvegjë nga 5000 e më tepër banorë sa jetonin para vitit 1998, tani janë jo më shumë se 400 banorë. Në vitin 2002 zyrtarisht jetonin 7.22 për qind . Edhe ata pak banorë që jetojnë në atë komunë, janë të detyruar të mos flasin shqip, sepse në të kundërtën dihet se në çfarë situate do të gjinden ata.

Kjo komunë është bërë pothuajse 100 për qind serbe.

Pse ia nisën spastrimit etnik me këtë komunë?

Arsyet: Banja e Sijarinës, banjë mrekullibërëse, fshati Tullarë me burimet e ujit mineral dhe pasuria nëntokësore që është gjetur kohëve të fundit atje, siç është ajo me Oniks dhe shumë minerale tjera. Ka edhe shumë arsye tjera…

Në komunën e Bujanocit, shteti serb po mundohet të “rikthejë” serbë në atë pjesë. Jo për çështje humanitare apo të ngjashme, por për të dalë në avantazh nacional dhe për të ngritur përqindjen e serbëve në këtë anë. Komuna e Bujanocit momentalisht është e përbërë nga 60 për qind shqiptarë. Kështu shteti serb do të mundohet të “zbusë” këtë përqindje dhe ndoshta edhe të marrë pushtetin në këtë komunë shqiptare.

Pastaj, edhe kjo komunë i ka pasuritë e saj, siç është Banja e Bujanocit, pastaj fabrika e ujit natyral dhe mineral, si dhe lidhja hekurudhore Evropë-Azi dhe autostrada që po ashtu lidh Evropën me Azinë.

Dhe, platforma serbe për komunën plotësisht shqiptare, atë të Preshevës, duket se do të ndryshojë në këtë pikëpamje. Duke mos patur mundësi që të “zbus” popullatën me serbë të ardhur nga e tërë Serbia, ajo instalon frikën tek shqiptarët e kësaj komune, si metodë më e avancuar për dëbim drejt Republikës së Kosovës.

Serbisë askund nuk i dhemb më shumë se sa rikujtimi i humbjes së të gjitha luftërave që i pati nisur vet ajo! Shtetit serb i dhimbsen pasuritë dhe leverdia ekonomike që ka po ashtu Presheva. Kalimi kufitar “Presheva” që lidh Evropën me botën e Lindjes si dhe kalimi kufitar hekurudhor janë një nga zonat më fitimprurëse që nga Nishi e këtej. Dhe, për ta frikësuar popullin shqiptar ajo gjen mënyra nga më të paimagjinueshmet.

Kështu, ngritja e përmendores kushtuar trimave të UÇPMB-së që dhanë jetën për çlirim nga ky pushtet i çmendur, në Sheshin Qendror të qytetit të Preshevës, siç duket është duke ia zënë rrugën shumë. Me këtë gjest, të bën të mendosh se Serbia i paska të zgjidhura të gjitha çështjet politike; thua se e paska të zgjidhur krizën e brendshme ekonomike, dhe se i paska vënë në pranga strukturën mafioze që është duke e udhëhequr pikërisht këtë shtet – nëse mund ta quajmë shtet.

Shqiptarët kësaj radhe do të duhet të unifikohen. Duhet ta dinë se koha e pazareve ka kaluar. Ajo që është humbur, nuk kthehet. Diçka që vendoset në gurë, nuk guxon të hiqet. Qoftë edhe me një çmim shumë të lartë.

A duhet dialog?

Sigurisht se duhet. Vetëm se mbi baza të reciprocitetit. Republika e Kosovës e ka shansin që të kërkojë reciprocitet, nëse jo momentalisht në aspektin territorial, bile në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nëse Kosova nuk mund të bëjë më shumë se kaq, atëherë Shqipëria mund të kërkojë nga OKB një seancë të jashtëzakonshme për kërcënimet e vazhdueshme që po i bëjnë Ivica Daçiq dhe Tomisllav Nikoliq. Serbia pati bërë kërkesë të ngjashme lidhur me serbët në veri të Mitrovicës.

Po e përfundoj këtë këndvështrim me deklaratën e Kryetarit të Preshevës: “Po e rrënuan Lapidarin, unë do të jap dorëheqje si Kryetar dhe që nga ajo ditë ne, shqiptarët e Luginës, nuk do t’i njohim institucionet e Serbisë“.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori