LAJMI I FUNDIT:

Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë

Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë

Rundi i ri i dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të vazhdojë të martën, më 5 shkurt, i deklaroi agjencisë serbe Tanjug shefi i ekipit teknik serb për negociata, Dejan Pavicevic.

“Temë do të jetë aranzhmani teknik lidhur me oficerët për lidhje (ambasadorët) ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse paralelisht me këtë do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog – telekomunikacioni dhe energjetika”, deklaroi Pavicevic, transmeton Koha.net.

Prishtina tashmë ka caktuar ambasadorin e saj Lulzim Peci për shef të zyrës së Kosovës në Beograd, kurse sipas disa paralajmërimeve të mëhershme, pikërisht Pavicevic do të duhej të emërohej oficer serb i ndërlidhjes në Prishtinë. /Telegrafi/