A do të kthehet kriza politike me bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë?
Kuvendi i Maqedonisë po përballet me pengesa të shumta në funksionimin e tij, për shkak të debateve maratonike nga fjalimet dhe ndërhyrjet procedurave nga deputetët e opozitës maqedonase.
Debati për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvrlevski po zgjatë më shumë se dy javë, ndërsa rreth tre javë ka zgjatur edhe debati për rishikimin e buxhetit. Kuvendi u bllokua edhe gjatë konstituimit të tij, që çoi madje edhe në dhunë fizike pas aktit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Pengesa të tilla priten edhe në të ardhmen, bazuar në praktikën e deritanishme të veprimit të OBRM-PDUKM-së së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e çuar vendin në krizë të re politike pas zgjedhjet së Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev të LSDM-së.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së, kanë thënë se veprimi i tyre është në kuadër të kornizave ligjore dhe se do të ndërhyjnë ndaj çdo nisme që ata e vlerësojnë si të dëmshme për demokracinë dhe vendin në përgjithësi. Por, partitë në pushtet, thonë veprimi i OBRM-PDUKM-së nuk është gjë tjetër, pos bllokim i punimeve të Kuvendit, si formë e vetme për të mbrojtur krimin e qeverisjes së tyre.
Se vendi ndodhet para sfidave të reja politike, e konfirmojnë edhe njohësit e çështjeve politike dhe juridike.
“Kuptohet, kjo është mënyra me të cilën deputetët e opozitës do të tentojnë të pengojnë reformat në shoqëri, por mendoj se nga një sjellje e tillë do të humbin vet ata. Të gjithë e kemi të qartë se çfarë po ndodh në debatin për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e një prokurori të shkëlqyer, por të një personi i cili ka mbrojtur krimin në vend dhe këtë qytetarët çdo ditë po e shohin”, thotë për REL, analisti Nikolla Dujovski, por duke mos përjashtuar mundësinë edhe për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, obstruksionet do të ketë në vazhdim, për shkak se OBRM-PDUKM-ja, siç thotë ai, ka krijuar një kornizë të atillë në rregulloren mbi punën e Kuvendit, që i jep të drejtën e debateve të pafundme për çdo nismë të partive në pushtet.
Mersim Maskuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës, thotë se zhvillimet e fundit në Kuvend dëshmojnë edhe një herë se partitë politike ende janë larg demokracive të zhvilluara perëndimore, pasi me punën e tyre po dëshmojnë se përveç pengesave, apo bllokimit të institucioneve, nuk mendojnë për çështje tjera në të mirë të qytetarëve.
Ekspertët, debate dhe pengesa më të mëdha presin kur në procedurë parlamentare të hyjë propozimi për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe në nivelin qendror.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Paga mesatare neto në muajin shkurt ka qenë 39.276 denarë
Kurti në Berlin takon politikanë e deputetë gjermanë, i falënderon për mbështetjen anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën