LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë ky Samsung Galaxy Note 8?

A do të jetë ky Samsung Galaxy Note 8?

Samsung Galaxy Note thuhet se do të vijë me opsionet e procesorëve mobil, duke përfshirë Samsung Exynos dhe Qualcomm Snapdragon 835.

Samsung do të përdor procesorë të ndryshëm në tregje të ndryshme, por me promovimin e këtyre procesorëve Samsung ka zbuluar edhe modelin e ri dhe dizajnin e fabletit të saj – Galaxy Note 8.


Samsung e ka postuar një cicërimë të Samsung Exynos, por në foto shihet fableti i ri i Samsung, i cili nuk është parë deri më tani në publik. Ndërsa sugjerimet e shumta thonë se ky do të jetë Galaxy Note 8.

Samsung Galaxy Note 8 thuhet se do të vijë me ekranin masiv me 6.3 inç në QHD në 2560 x 1440 piksel.

Fableti poashtu thuhet se do të ofrojë dy kamera të pasme me 12MP si dhe një tjetër poashtu shumë cilësore në pjesën e përparme. Në  Note 8 do të ketë edhe 6GB RAM dhe 64GB apo 128GB memorie.

Samsung thuhet se po e bën zyrtar fabletij e saj të ri të Galaxy Note 8 në muajin e ardhshëm dhe një njoftim i kohëve të fundit sugjeroi që pajisja do të bëhet zyrtare më 23 gusht.

Kompania pritet të fillojë shitjen e telefonit në fillim të shtatorit, pasiqë ata po kërkojnë të marrin popullaritet dhe shitje me pakicë përpara fillimit të iPhone 8 nga rivali masiv Apple.