LAJMI I FUNDIT:

Të dashurosh sy më sy, e jo përmes rrjeteve sociale

Të dashurosh sy më sy, e jo përmes rrjeteve sociale

Një sondazh i kohëve të fundit zbulon që ndjenjat kanë nevojë të kultivohen ditë pas dite me puthje, përkëdhelje dhe me pak teknologji.

Në epokën e rrjeteve sociale dhe telefonave të zgjuar (smartphone) rriten gjithmonë e më shumë mundësitë për të flirtuar dhe krijuar marrëdhënie në distancë. Por joshja, ajo e vërteta, ku ka përfunduar?

Pyetjes i përgjigjet një hetim ad hoc, sipas të cilit joshja e partnerit mbetet ngushtësisht e lidhur me realitetin dhe traditat më të vërteta. Megjithatë, teknologjia ndihmon, por nuk mjafton.

Këtë e kanë konfirmuar, 1.385 pjesëmarrësit e sondazhit të kryer nga “Sposidea”, etaloni për të martuarit që zhvillohet në Vilën Castelbarco, në Milano. Rezultatet e sondazheve me titull “Dashuria në kohën e web-it”, janë analizuar nën Urdhrin e Psikologut.

Rezultoi, që nuk ka më bukur se të dashurohesh me një njeri prej mishi, kockash e gjaku, duke e parë në sy. 72% e të intervistuarve, në fakt, dëshiron takimin ballë përballë dhe preferonin të njihnin gjysmën tjetër përmes miqve të përbashkët ose shokëve të vjetër të shkollës. Ndërsa 17%, pranon që ka provuar të bëj njohje përmes rrjeteve sociale.

Jo vetëm. Sondazhi rezulton që, 86% e të intervistuarave preferon të menaxhojë marrëdhënien e tyre duke besuar në realitet më shumë se në virtualitet.

Në praktikë: më mirë një komunikim 60843272tradicional edhe pse për të rënë dakord për kohën dhe vendtakimin e takimit të parë: 42% preferon takim real me personin; sipas 44% e të intervistuarve është telefonata që mund të garantojë rezultate më të mira. Vetëm një pakicë në fakt, e barabartë me 13%, i beson rrjeteve sociale.

E njëjta rrugë për fat të mirë, ndiqet edhe kur vendoset të thuhet lamtumirë: në 75,5% të rasteve, më mirë i besojnë kontaktit direkt të fjalës “fund”. Më rrallë zgjidhet telefoni, në 21,7% të rasteve dhe thuajse kurrë rrjetet sociale 2,8%.

Vetëm kur raporti merr rrjedhën e përditshmërisë dhe fluturat në stomak janë larguar, përdorimi i smartphone merr përparësi. Për këtë situatë rezultatet e sondazhit tregojnë: më shumë se 56% e të intervistuarve në fakt, përdorin rrjetet sociale për të komunikuar në jetën e përditshme me partnerin e vet.

Të dhënat ndryshojnë edhe një herë kur çifti vendos të shkojë drejt martesës: në këtë rast pjesa më e madhe e organizimit të ceremonisë në momentin e parë kalon përmes internetit. 47% e të intervistuarve përdorin pikërisht internetin për këtë çështje.

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur fustanin 47% e të intervistuarve preferojnë ta zgjedhin duke shkuar vetë nëpër dyqanet që ofrojnë këtë shërbim.

Gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e lokalit, 61,2% preferon të shkojë vetë me këmbë për ta gjetur atë lokal që i përshtatet. Bën përjashtim në fakt shërbimi fotografik, me një bum rezultatesh për shkrepje që i bën vetë prej 36% të personave që martohen . /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori