LAJMI I FUNDIT:

Të dalin para drejtësisë kryerësit e masakrës në Krushën e Madhe

Të dalin para drejtësisë kryerësit e masakrës në Krushën e Madhe

Në 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe është kërkuar zbardhja e fatit të 64 të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë 241 persona në këtë fshat.

Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmijë, 5 femra, derisa ende janë të pagjetur 64 persona.

Në akademinë përkujtimore, kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, tha se janë mbledhur për të përkujtuar rrugën e gjatë drejtë lirisë.

Ai tha se edhe pse kanë kaluar 18 vite, familjarët e dëshmorëve dhe të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Në vend që drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës të merren me dënimin e kriminelëve, këta merren me dënimin e qytetarëve të cilët kërkojnë të dinë për fatin e familjarëve të pagjetur të tyre”, tha ai.

Gjithashtu, kryetari i Krushës së Madhe kërkoj nga drejtësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Beogradin në zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se asnjëherë nuk do të ndalen se kërkuari drejtësi, por që ndërkohë do të punojnë për të zhvilluar vendin.

“Ne e paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekje dëshpëruese për pushtimin e tokave tona. Kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë tona dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë t’i kërkojmë më të dashurit tanë që t’i kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë. Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh të kombit ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë për fëmijët tanë dhe për tu ndierë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi ja falen jetën”, tha ai.

Ai tha se si popull shqiptarët kanë vuajtur shumë, por që nuk janë dorëzuar, ndërkohë kërkoi që të mos dorëzohen as tani.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajve mars, prill të vitit 1999, janë dëshmi e një gjenocidi dhe se bashkësia ndërkombëtare është e obliguar që ta pranojë se mbi këtë popull është bërë gjenocid.

Kurse, Mentor Veliu, nënkryetarr i shoqatave të dala nga lufta, tha se datat e të rënëve të dëshmorëve dhe martirëve na përkujtojnë ditët e vështira që kanë kaluar, por që kanë qenë edhe ditë dinjiteti, sakrifice e lavdie të këtij populli.

Të pranishmit bën edhe homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori