Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), javën që lamë pas ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke ua dhënë kështu dritën e gjelbër subjekteve politike për konsitutimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Me gjithë refuzimin që ia kanë bërë partitë shqiptare, në koalicionin PAN kanë paralajmëruar se gjatë javës do të konsultohen me të gjitha subjektet për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje.
Zvarritja e procesit për krijimin e qeverisë, sipas analistëve do të nënkuptonte mungesën e numrave nga PAN-i. Kështu ka thënë për Telegrafin, analisti Imer Mushkolaj, i cili ka theksuar se PAN nuk duhet të humb kohë.
“PAN nuk duhet të humb kohë, por të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe më pas të provojë krijimin e qeverisë. Zvarritja e krijimit të qeverisë nënkupton se mungojnë numrat”, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka theksuar se institucionet duhet të krijohen sa më shpejt dhe se nuk ka arsye për zvarritje.
“Nevojitet vullnet politik në mënyrë që vendi dhe qytetarët të mos vuajnë shkaku i papërgjegjësisë së politikanëve”, u shpreh Mushkolaj.
E sipas analistit, Fadil Lepaja, krijimi i qeverisë brenda kësaj jave nuk do të ishte real, pasi që siç shprehet ai “PAN pretendon se i ka disa vota nga LAA, ndërkohë që “Vetëvendosje” pohon se disa deputet nga PAN nuk do të e votojnë Haradinajn për kryeministër”.
Lepaja ka theksuar se 61 vota nuk mjaftojnë, për një qeveri stabile, e cila do të mund të shtynte përpara reformat dhe çështjet e tjera të hapura, për të cilat sidomos, bashkësia ndërkombëtare është e interesuar të kryhen sa më shpejtë.
“Dilema kryesore e faktorit ndërkombëtarë duket se është nëse mund të bashkëpunohet me “Vetëvendosjen” pa u kthyer prapa në ato proceset me Serbinë dhe Malin e zi, dhe të përmbyllen ato në drejtim dhe formën e dëshiruar. Shkuarja e PDK në opozitë, në këtë rast do të ishte e mundshme”, tha Lepaja për Telegrafin.
Ai nuk hodhi poshtë mundësin e një koalicioni në mes të PAN-it dhe LDK-së, duke theksuar se ky duket të jetë koalicioni më real.
“Këtu duket se e ka bazën deklarata e LDK se me PDK nuk bënë koalicion, çka nënkupton se Haradinaj si mandatar, në fakt nuk është i PDK dhe si i tillë, pra nuk përjashtohet”, u shpreh Lepaja, duke shtuar se ” Pazari” varet nga LAA, qoftë individualisht, qoftë si tërësi, pra si koalicion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën