0Shares

Boksieri prizrenas i kategorisë së lehtë, Edis Tatli, më 9 mars në Espoo të Finlandës, do të përballet me boksierin nga Panamaja, Felix Lora, në një duel të vlefshëm për titullin WBA Inter-Continental.

Për 25-vjeçarin do të jetë sfida e 20-të në boksin profesionist, ndërsa njëherësh do të jetë sfida e tij e dytë për një titull.

Tatli më tetë dhjetor të vitit të kaluar kishte mposhtur italianin Paolo Gassani me nokaut teknik në raundin e parë, duke fituar në këtë mënyrë titullin e Bashkimit Evropian (EBU-EU)./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)